Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Proteinat që duhet të merren në mëngjes përmes ushqimit

Ekspertët kanë rekomanduar se duhet shtuar tri proteina në rutinën e mëngjesit, raporton “Eating Well”.

Përbërësi i parë që duhet shtuar në kafe të mëngjesit është kolagjeni.

Dieticientia Lisa Andrew ka thënë se vet kafja është faktor i mirë për të humbur peshë. Por përbërësit që shtohen në kafe mund të kenë efekte të pozitive dhe negative. Për shembull nëse shtohen kremra e sheqer në kafe, ajo do të ndikojë në shtim peshe. Por nëse në kafe shtohet kolagjeni do të mbështesë organizmin në mbrojtje të eshtrave e lëkurës. Kolagjeni është i pasur me aminoacide, posaçërisht glucinen, e cila ndihmon ndërtimin dhe riparimin e muskujve, gjë që e bën të mirë për mos shtim të peshës përmes dhjamit.

Image

Gjiza është produkti i dytë që Andrew rekomandon.

Kjo pasi që gjiza është e pasur me proteinë e hirrë. Ajo përmban edhe shumë aminoacide që ndihmojnë imunitetin e organizmit. Ushqimet që përmbajnë shumë proteinë krijojnë ndjesinë e të qenit të mbushur, prandaj edhe janë të mira kundër peshës së tepërt.

Edhe Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës Lifestyle Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës
Image

Kosi është përbërësi i tretë që duhet shtuar në rutinën e mëngjesit

Kosi është i pasur me shumë probiotik, të cilët ndihmojnë bakteret e mira të qëndrojnë në stomak. Kjo gjë i ndihmon trupit që t’i shfrytëzojë kaloritë më mirë duke mos i lënë lëndët e këqija që vijnë nga ushqimi, të shtresohen si dhjam brenda organizmit.
Kosi ofron shumë të mira për stomakun e zorrët i dhe është i mirë për të mbajtur në formë muskujt. Por Andrew ka këshilluar që duhet zgjedhur opsionet pa yndyrë në mënyrë që kosi të jetë më i shëndetshëm.

Image