Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Prindërit janë të këqij në vlerësimet e sheqerit në ushqim

Shkencëtarët gjermanë nga Instituti Max Planck paralajmërojnë se shumica e prindërve nuk e dinë vlerën ushqyese dhe as sasinë e sheqerit që ua shërbejnë fëmijëve në ushqimin e tyre. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se ata e vlerësojnë keq si njërën ashtu edhe tjetrën.

Shumica e pllakëzave të tërshërës të blera në dyqan përmbajnë shumë sheqer dhe kimikate, gjë që mund të çojë në rënie të energjisë në mes të ditës. Në fund rezulton se është njëjtë nëse fëmija e ha një pllakëz të tërshërës apo ndonjë çokollatë tjetër, transmeton Koha.net. Shkencëtarët kujtojnë se shpesh përbërësi më i zakonshëm i pllakëzave energjetike është shurupi ngjyrë kafe, i cili shpesh është i pranishëm në karamele.

Rezultatet e testeve të kryera në Institutin Planck dhe Universitetin Mannheim treguan se 74% prej 305 prindërve nuk e dinin vlerën e sheqerit (të shprehur në kubëza), të cilën e përmbante ushqimi të cilin e kishin sjellë në vlerësim. Bëhej fjalë kryesisht për pllakëza energjetike dhe kokrrat muesli, lëngun e portokallit nga dyqani, jogurtin, Coca Cola, pica dhe për keçapin.

Vlerësimet e prindërve ishin veçanërisht të këqija kur bëhet fjalë për jogurtet e frutave. Rreth 92% e të anketuarve nuk e dinin se ato i përmbanin mesatarisht 7 kokrra sheqer për filxhan. Përafërsisht 84% e prindërve të anketuar gjithashtu e vlerësuan keq sasinë e sheqerit në lëngun e portokallit nga dyqani.

Jogurti i frutave mund të përmbajë deri në 17 gramë sheqer, gjë që nuk është larg nga një porcion i akullores, i cili i përmban 20 gramë sheqer. Fëmijës është më mirë t’i ofrosh për kaftjall jogurt grek me përmbajtje të reduktuar të yndyrës, me kusht që të mos përmbajë sheqerna të shtuara.

Keku i freskët dhe i ngrohtë nga mielli i bardhë, paralajmërojnë shkencëtarët gjermanë, është i barabartë me disa feta buke të bardhë (shumë karbohidrate). Është më e mençur të zgjedhni kek nga drithërat integrale me pak gjalpë kikiriki, për shkak të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, të cilat do ta mbajnë fëmijën më gjatë të ngopur.

Edhe Pijet me sheqer mund t’u shkaktojnë ankth adoleshentëve Lifestyle Pijet me sheqer mund t’u shkaktojnë ankth adoleshentëve

Edhe drithërat e përpunuara dhe ato me përmbajtje të reduktuar të fibrave janë kurth. Është më mirë që ato t'i zëvendësoni me drithëra të “zakonshme” të bollgurit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që konsumi ditor i sheqerit të jetë më pak se 10% prej konsumit total të përditshëm energjetik, qoftë për fëmijët apo të rriturit, përcjell Koha.net. Pra, në konsumin e përditshëm prej 2000 kcal, nga sheqeri do të duhej të rridhnin 200 kcal. Kjo është e barabartë me rreth 10 qese të vogla sheqer për kafe.

Për fëmijët e moshës nga 7 deri në 10 vjeç, kjo do të thotë deri në 15 kokrra sheqeri.