Në shumë artikuj të publikuar së fundmi, është pasqyruar qartë se sa është e rëndësishme ofrimi i kujdestarit adekuat për fëmijët duke e mënjanuar në çdo aspekt përdorimin e ndëshkimit trupor si formë e edukimit dhe e disiplinës të fëmijëve.
Gjatë rritjes, sjellja e fëmijëve është e ndërtuar mbi motivet apo nxitësit, të cilët shërbejnë për të arritur një qëllim të caktuar, ndërkaq sjellja është mjeti përmes së cilës realizohet qëllimi.
Duke pasur parasysh faktin që ndëshkimi trupor ka mundësi të përforcojë sjelljet jo të përshtatshme duke e stimuluar më tutje agresivitetin, ndjenja të zhvleftësisë, të fajit dhe vetëbesimin e ulur, ndëshkimi trupor si mjet “disciplinimi” ka dhënë rezultat të kundërt nga ai që prindërit/kujdestarët e parapëlqejnë.
Edukimi i vazhdueshëm ka të bëjë më tepër me mënyrën dhe cilësinë e kujdesit të ofruar, dhe si qytetarë të vendit përgjegjësia morale bie mbi supet tona për të mbrojtur, edukuar dhe ofruar kujdes të vazhdueshëm përfëmijëttanëdhe tëtjerëfëmijënëkomunitet të cilët poashtu mund të jenë duke u “edukuar” me përshtypjen e gabuar se ndëshkimi trupor është qasje e pranuar e disciplinës. Kur flasim për komunitetin flasim edhe për fëmijë të cilët kanë prapavijë të ndryshme sociale nga fëmijët tanë, pasiqë mbështetja e unifikuar për të gjithë fëmijët pa dallim çon në një qasje gjithëpërfshirëse, e cila i mbron të gjithë fëmijët dhe respekton integritetin e tyre. Ndërkaq, që të kuptohet më mirë fjala I “cenuëshëm”, përmes kësaj fjale përshkruhen fëmijët të cilët:
- kanë humbur njërin apo të dy prindërit,
- Janë braktisur,
- jetojnë në varfëri të skajshme,
- janë me nevoja të veçanta,
- janë abuzuar (në çdo formë),
- janë keq ushqyer si pasojë e rrethanave socio-ekonomike apo psiko-sociale,
- vuajnë nga sëmundje kronike që afektojnë funksionimin e tyre të përditshëm, dhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit me vështirësi të cilat ndikojnë në jetën e tyre psikologjike.
Duke besuar se të gjithë fëmijët janë të barabartë dhe se klasifikimi i tyre nuk duhet të bëhet në kuadër të vështirësisë që ata e kanë, në vijim fjala “cenueshëm” do të përdoret në thonjëza (“cenueshëm”) dhe kjo e arsyeton iniciativën botërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Fjala “cenueshëm” është fjalë e cila ka karakter stigmatizues, mirëpoajo mund të përdoret për t’i njohur fëmijët të cilët karakterizohen me vështirësitë e lartëshkruara dhe asnjëherë me qëllim etiketimi, por me qëllim të njohjes së vështirësive së tyre për ofrim të njëmbështetje gjithëpërfshirëse.
Fëmijët e “cenueshëm” shpesh mbesin pjesë jo aktive e shoqërisë fillimisht për shkak të ndryshimeve me të cilat karakterizohen. Duke pasur parasysh se mënyra e jetesës së fëmijëve të “cenueshëm” ndryshon në mënyrë drastike nga jetesa e fëmijëve të tjerë të përfshirë më gjerësisht në shoqëri, kjo jep të kuptohet se rutina e tyre karakterizohet me sfida të cilat nuk janë të zakonshme për fëmijët tipik. Këto sfida mund të paraqesin situata që provokojnë sjellje të cilat mund të jenë të keqpërshtatura dhe që kërkojnë ndryshime, ndërkaq familja mund të mos jetë e aftë në menaxhimin e problemit për shkak të faktorëve të ndryshëm, të cilët mund të qojnë në rrethana ku ata zgjedhin ndëshkimin trupor si mënyrë të zgjidhjes së një problemi me fëmijën e tyre.
Cenueshmëria e fëmijëve që karakterizohet me prapavi sociale (varfëria, braktisja, humbja e kujdesit prindëror apo prindërve, abuzimit), apo humbje e aftësive fizike (aftësinëe kufizuar, sëmundjet kronike), nuk e afekton vetëm jetën e fëmijës por edhe të familjes. Ndërkohë që familja është vazhdimisht në kërkim të burimeve për gjetjen e një zgjidhje të problemit, pamundësia për të pasur qasje në shërbime të nevojshme provokon shqetësime. Rrjedhimisht,kjo gjendje mund të ndikojë që tëkuptuarit e tyre për zgjidhjen e problemeve pa konflikt të jetë i vështirë apo i pa mundur.
Efektet e ndëshkimit trupor tek fëmijët e cenueshëm, sikurse tek tëgjithëfëmijët e tjerë, kanë efekt jashtëzakonisht të rëndë dhe dëmtojnë zhvillimin e tyre nëçdo aspekt. Studime të shumta (Oates K., 2010) të kryera në këtë fushë tregojnë se për shkak të mungesës së kujdesit dhe përshkak të vështirësive emocionale, fëmijët e “cenueshëm” shpesh janëviktima të ndëshkimit trupor. Burime të shumta nga studimet e kryera (Taylor, CA., Manganello., JA, Lee., SJ & Rice, JC,. 2010) në këtë drejtim tregojnë se fëmijët e “cenueshëm” janë akoma më të ndikuar nga ndëshkimi trupor dhe kjo shpesh është pasojë e integrimit të ulët në shoqëri,vetëdijesimittëmangët prindëror lidhur me pasojat e ndëshkimit trupor dhe pragun e ulur të tolerancës së prindërve/kujdestarëve ndaj faktorëvesfidues nëraport me fëmijë të cilët janë të rrethuar nga faktorë qëezgjasin problemin (gjendja erënduar socio-ekonomike, mungesa e burimeve për marrje adekuate të ndihmës lidhur me fëmijët dhe dëshpërimi nga pamundësia për të bërë më tepër lidhur me ngritjen e mirëqenies së fëmijës apo edhe mos njohja e realitetit për “cenueshmërinë” e fëmijës).
Pamundësia për të qenë i integruar njëtrajtësisht me bashkëmoshatarët, mund të ndikojë që fëmija të krijojë hapësirën personale brenda së cilës ai ndjehet i sigurtë. Me fjalën hapësirë personale nënkuptohet gjendja në të cilën fëmijët nuk ndjehen se mirëqenia e tyre provokohet nga faktorët e jashtëm (p.sh. shmangja nga fëmijët e tjerëështë veprim përmes së cilit fëmija e përdor hapësirën personale). Çdo formë e shtytjes së fëmijës kundrejt këtij procesi është formë e cila nxit reagime dhe pakënaqësi të cilat mund të nxisin probleme me sjelljen dhe ndryshimin e qëndrimeve të fëmijëve, duke i stimuluar akoma më tepër vështirësi dhe duke shkaktuar gjendje të pakëndshme emocionale.
Tentativat e përdorimit të dhunës fizike nga ana e prindërve apo kujdestarëve me qëllim të ndryshimit të sjelljes së fëmijëve të “cenueshëm”, ashtu sikurse edhe te fëmijët tjerë. nuk çojnë në zgjidhje të problemeve dhe njëkohësisht stimulojnë zhvillimin e problematikave të cilat më tutje do ta përcjellin fëmijën. Duke qenë i ndikuar nga dhuna e ushtruar ndaj tij/saj, një fëmijë i “cenueshëm” i rritur me ndëshkimin trupor, ka më shumë gjasa të zbatojë të njëjtën formë të disiplinësme tëtjerët, sepse ai rritet duke besuar se ndëshkimi trupor është mënyrë adekuate e kujdesit dhe mbi të gjitha, alternativa e vetme e zgjidhjes sëproblemeve. Si rezultat I dhunës fëmijët e “cenueshëm” , ashtu sikurse fëmijët e tjerë, përjetojnëprobleme emocionale si ndjenja faji, frikë e vazhdueshme, depresion, elemente të çrregullimit të ankthit dhe nivele të larta stresi ndaj të cilave fëmijët nuk reagojnë mirë. Mënyra e vetme e mënjanimit të kësaj situate mbetet shmangja dhe parandalimi përmes vetë-kontrollit dhe zgjidhjes së problemeve pa konflikt. Përveç dëmtimit të komponentës së lidhjes emocionale apo atashimit, ndëshkimi trupor stimulon edhe probleme të cilat do të nxiten në fëmijëri të hershme dhe në mënyrë drastike do ta afektojnë jetën e fëmijës në të ardhmen.
I dashur lexues, si përfundim e rikujtojmë qëështë e rëndësisë themelore të provohet të gjenden modalitete të cilat do ta ndihmonin fëmijën më tutje në ballafaqim me vështirësitë për të cilat ata janë identifikuar si të “cenueshëm”. Ndëshkimi trupor është mjet i cili në çdo formë e nxit shmangien dhe izolimin e fëmijës, cenon integritetin dhe pengon zhvillimin e shëndoshë. Në anën tjetër, lehtësimi i sfidave, mbështetja dhe stimulimi i ndjenjës së barazisë ndikon në mirëqenien dhe autonominë e fëmijëve dhe respekton integritetin e tyre. Si të tilla, këto mjete sigurojnë që raporti i secilit fëmijë, përshirë ata ‘të cënueshëm’ me prindërit/kujdestarët dhe rrethin e tyre të mirëmbahet me parimet e respektimit të të drejtave të tyre dhe në zhvillimin e tyre të shëndoshë.
MSc. Visar Sadiku
Specialist i Psikologjise Klinike