Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

“Presh, plëndës e mish”, doganierët në SHBA shtangen kur hapin valixhet e shqiptarëve

Autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias në SHBA kane shtangur kur gjate kontrollit te valixheve te dy udhetareve qe vinin nga Shqiperia kane gjetur mish te paperpunuar qingji, plendes, presh, geshtenja dhe kremvice.

Mediat vendase raportojnë se zbulimi u bë përmes një qeni detektor dhe kontrolli gjeti brenda valixheve 14 kg produkte ushqimore të ndaluara, transmeton Panorama.

Ne mes të gështenjave specialistët thanë se gjetën edhe dy insekte të gjalla. Ata sekuestruan menjëherë produktet. Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë udhëtarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia. Ndërkohë që produktet e sekuestruara u shkatërruan.

Specialistët e bujqësisë kane shtuar vigjilencën kundër produkteve bujqësore të ndaluara që udhëtarët sjellin gjatë pushimeve nga vendet kur vijnë për të shijuar produkte tradicionale për të festuar me familjen në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët doganorë thanë se produkte ushqimore të ndaluara transportoheshin nga udhëtarët nga Shqipëria në mes të dhjetorit, por lajmi është publikuar një ditë më parë.

{gallery}