Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pozicioni më i mirë për gjumë të rehatshëm

Pozicioni i fjetjes është një nga përcaktuesit e rehatisë gjatë natës për shumë persona.

Nëse do i ndanim njerëzit në grupe do të thoshim se disa njerëz flenë në kurriz, të tjerë në anë e të tjerë barkas.

Më shumë se 60% e të rriturve në Evropë flenë në njërën anë të trupit të tyre, por kjo nuk është shumë e këshillueshme.

Megjithëse mund të preferoni njërin më shumë se tjetrin, ekspertët këshillojnë vetëm një si pozicionin më të përshtatshëm të gjumit.

Si duhet të flini?

Edhe Pozicioni më i përshtatshëm për gjumë të mirë Lifestyle Pozicioni më i përshtatshëm për gjumë të mirë

Mbi këtë çështje kanë dhënë faktet e tyre mjekë e shkencëtarë të cilët bien dakord se fjetja me shpinë është më e favorshmja për shëndetin.

Nëse flini në këtë pozicion ruani shtyllën kurrizore, largoni dhimbjet e kokës, nuk ushtroni presion mbi kraharor dhe lironi sinuset.

Një tjetër vlerë e të fjeturit në shpinë lidhet edhe me bukurinë e jashtme.

Në këtë mënyrë sipas ekspertëve nuk do të keni irritime apo rrudha në fytyrë.

Fjetja në shpinë me të dyja duart e ngritura lart ndihmon në parandalimin e dhimbjes trupore.

Fjetja në shpinë ka edhe shumë vlera të tjera që ndikojnë menjëherë trupin tuaj.

Edhe Pozicioni i fjetjes - çfarë tregon për personalitetin dhe shëndetin tuaj Lifestyle Pozicioni i fjetjes - çfarë tregon për personalitetin dhe shëndetin tuaj

Për shembull mund të ndihmojë me simptomat e acidit refluks dhe parandalon fryrjen e fytyrës në mëngjes.

Dukë bërë kështu që të keni më pak dhimbje koke apo faqe nga presioni i ushtruar.

Po fëmijët?

Edhe kur vjen puna tek fëmijët apo bebet, ekspertët këshillojnë këtë pozicion fjetje.

Sipas tyre fjetja në shpinë ndihmon rrugët e frymëmarrjes së bebes dhe nuk lejon që hunda apo goja të mbushen me baktere e të shtypen.

Edhe Pozicioni i preferuar i gjumit mund të dëmtojë shëndetin në disa mënyra Lifestyle Pozicioni i preferuar i gjumit mund të dëmtojë shëndetin në disa mënyra

Një tjetër vlerë interesante e këtij pozicioni fjetje është se mund të zgjoheni më herët në mëngjes pasi keni më shumë gjasë të shikoni dritën e mëngjesit.

Në vend që të jeni të mbuluar nga jastëkët dhe mbulesat e tjera, zgjimi me fytyrën nga dielli do të jetë më i këndshëm./AgroWeb.org