Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pluhuri i barit të grurit, çudibërës për flokët

Nëse nuk keni hasur deri më tani në këtë produkt, është koha t’i zbuloni të gjitha përfitimet e tij. Fjala është për pluhurin e barit të grurit, të cilin shumica e njerëzve e konsiderojnë të jetë i keq dhe nuk e përdorin fare.

Pluhuri në fjalë nuk përmban gluten, ai është i pasur me minerale, vitamina dhe antioksidantë.

Përveç kësaj, pluhuri i barit të grurit përmban beta karotën, vitaminë B, fibra dhe aminoacide në sasi të mëdha, gjë që është e shkëlqyer për mirëmbajtjen e flokëve të shëndetshëm, transmeton Koha.net. Aplikimi i drejtpërdrejtë u jep flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim dhe e mbron lëkurën e kokës nga zbokthi dhe infeksionet e tjera.

Avantazhet e pluhurit janë si më poshtë:

  • e largon zbokthin - përdorimi i barit të grurit si pluhur mund të ndihmojë në balancimin e lagështisë së pH, e cila ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës së kokës dhe e redukton zbokthin dhe thatësinë;
  • e shëron lëkurën e kokës - bari i grurit ka efekt qetësues në lëkurën e kokës dhe mund ta shërojë të kruarën e lëkurës;
  • i largon të thinjurat - pluhuri i barit të grurit i largon flokët e thinjura dhe ua kthen flokëve ngjyrën natyrale;
  • e redukton rënien e flokëve - aplikimi i plotë dhe i rregullt i barit të grurit në formë të pluhurit mund ta reduktojë rënien e flokëve;
  • e stimulon rritjen e flokëve - ky pluhur e liron lëkurën e kokës nga qelizat e vdekura, duke ua mundësuar rritjen e qelizave të reja. Në afat të shkurtër, do të vini re se flokë të rinj do të rriten dhe do të reduktohet rënia e flokëve.

Bari i grurit në formë pluhuri mund të aplikohet në tri mënyra. Mënyra e parë është pija nga bari i grurit, i cili konsumohet një ose dy herë në ditë. Mënyra e dytë është shpëlarja e flokëve me pluhurin e barit të grurit, të cilin e përzieni me ujë, përcjell Koha.net. Mënyra e tretë është aplikimi i pluhurit në kokë të cilin pastaj e lini në flokë për 20 minuta dhe e shpëlani me shampon, ndërsa mund të përdorni edhe shtupë pambuku apo ta fërkoni me duar.

Artikuj të ngjashëm