Njerëzit që pinë disa filxhanë kafe ose çaj në ditë gjatë një periudhe 10-14 vjetësh, kanë rrezik të ulët për sulm në tru dhe demencë, sipas një studimi.
Hulumtuesit studiuan 360.000 njerëz që kanë pirë çdo ditë 2-3 filxhanë kafe, tre deri në pesë filxhanë çaj, ose 4 deri në 6 filxhanë kombinim të të dyjave. Rezultatet treguan se këta njerëz kishin rrezik të ulët për sëmundjet si sulmi në tru apo demenca.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPirja e kafes apo çajit ulë rrezikun për këto sëmundje, por pirja në kombinim e të dyjave jep rezultat edhe më të mirë.
Pjesëmarrësit ishin nga Mbretëria e Bashkuar, të moshave 50-74 vjeç.
Sipas studimit, 10.053 pjesëmarrës kishin pasur të paktën një sulm në tru dhe 5.079 kishin zhvilluar demencë gjatë periudhës së studimit.
“Nuk mund të dimë shkakun, dhe të themi ‘pirja e më shumë kafeve apo çajeve është e mirë për trurin tuaj’. Mund të themi vetëm se në këtë studim, njerëzit që raportuan pirjen e kafesë dhe çajit kishin më pak gjasa për sulm në tru apo demencë”, i tha thënë CNN-it drejtori i Neurologjisë Vaskulare në Spitalin e Massachusetts.