Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pesë teknika efektive masazhi për bark të sheshtë

Depozitimi i disa kileve në zonën e barkut, jo vetëm që ju ul vetëvlerësimin, por njëkohësisht rrit rrezikun e të prekurit nga diabeti, kanceri, sëmundjet e zemrës, etj.

5 teknika efektive të masazhit, që do ju ndihmojë t’i thoni lamtumirë dhjamit:

Stimuloni qarkullimin e gjakut në bark

  • Me duar masazhoni për 2-3 minuta barkun tuaj.
  • Shpëtoni nga fryrja
  • Gjeni pikën që ndodhet 4 gishta mbi kërthizën tuaj.
  • Masazhojeni këtë pikë për 2-3 minuta në drejtim të akrepave të orës dhe për të njëjtën sasi të kohës në anën e kundërt.

Bëni belin më të hollë

  • Vendosni të dy duart në të dyja anët e barkut me pëllëmbët përballë njëri-tjetrit.
  • Shtyjini duart drejt njëri-tjetrit teksa shtrëngoni barkun mes tyre.
  • Bëjeni këtë 3-5 herë.
  • Pastaj kapni barkun me të dy duart dhe shtrëngoni stomakun.
  • Bëjeni këtë për 10-15 sekonda.

Largoni anësoret

  • Krijoni me duart tuaja disa “pinca” të vogla dhe tundini lart-poshtë. Bëjeni këtë për 2-3 minuta.

Bëni masazhin kinez

  • Vendosni njërën dorë tek kërthiza.
  • Duke përdorur presion të fortë, përdorni 2 gishtat e dorës tjetër për të masazhuar barkun në qarqe të vogla. Zgjeroni gradualisht qarqet, duke u larguar nga kërthiza juaj.
  • Bëjeni masazhin për 2 minuta. / neps.al