Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pesë shprehitë të cilat do ta përmirësojnë atmosferën në vendin e punës

Shumë njerëz e kanë të vështirë të zgjohen nga shtrati në mëngjes dhe të motivohen për të shkuar në punë, dhe në atë moment duket se asgjë nuk mund të ndryshojë dhe ta përmirësojë disponimin.

Sidoqoftë, ekzistojnë shprehi që, kur të fitohen, e krijojnë një atmosferë pozitive në vendin e punës dhe ju motivojnë të punoni, transmeton koha.net.

Të qenit mirënjohës

Herën tjetër kur ankoheni për punën tuaj dhe e humbisni motivimin, merrni frymë thellë dhe mendoni për ata që kanë diplomë, por megjithatë rrinë në shtëpi, sepse nuk kanë punë. Ka edhe prej atyre që bëjnë punë të vështira në kushte të vështira dhe mezi e kalojnë muajin kur bëhet fjalë për paratë. Pra, nuk e keni vetëm ju të vështirë, por edhe njerëzit e tjerë në jetën e tyre private dhe profesionale. Shikoni gjithçka që keni, do ta kuptoni se jeni në një pozitë më të mirë se shumë njerëz të tjerë.

Organizimi

Edhe Si ta motivojmë veten në momentet më të vështira Lifestyle Si ta motivojmë veten në momentet më të vështira

Përgatitja dhe planifikimi i vogël i obligimeve të punës do t'ju mundësojnë ta shmangni stresin dhe ta keni një marrëdhënie pozitive gjatë javës së punës. Planifikimi i obligimeve duke i marrë parasysh afatet dhe detyrat e rëndësishme në fillim të ditës bëhet duke e krijuar listën "to do". Kjo listë do t'ju ndihmojë t’i përcaktoni prioritetet, ta shfrytëzoni kohën në mënyrë më efikase dhe të mbeteni të organizuar.

Punoni vetëm gjatë orarit të punës

Nëse jeni të stresuar ose mendoni për punën edhe kur jeni në shtëpi, ju e prishni ekuilibrin në mes të jetës private dhe punës. Krijoni shprehinë që pas përfundimit të orarit të punës të mos e kontrolloni emailin, chatet grupore dhe të mos përgjigjeni në telefonata të lidhura me punën. Përjashtim për këtë janë vetëm rastet emergjente. Mundohuni ta ndani botën tuaj profesionale nga jeta private kur largoheni nga vendi juaj i punës. Përdorni kohën e lirë për t'u çlodhur dhe për ta kaluar me familjen.

Shfrytëzojini pauzat

Puna e vazhdueshme me orë të tëra pa pauzë ndikon negativisht në produktivitet dhe motivim. Sigurohuni që të dilni nga puna herë pas here dhe të bëni pauza të shkurtra të kafesë, të ecni ose të dëgjoni muzikë. Këto ndryshime ndihmojnë në përmirësimin e disponimit dhe rritjen e pozitivitetit.

Edhe Pesë minuta lëvizje në orë mund të rrisin performancën në punë Lifestyle Pesë minuta lëvizje në orë mund të rrisin performancën në punë

Përdorni përkujtues vizual

Në vendin tuaj të punës mbani foto që ju frymëzojnë, lexoni ato sa herë që ndiheni keq. Ju mund të vendosni në tavolinën e punës edhe fotografi të të dashurve tuaj, pasi që ato do t'ju disponojnë sa herë që ndieni negativitet rreth jush.