Lifestyle

Pesë recetat tradicionale të Pashkës Ortodokse

Vezë të ngjyrosura

Pashkët janë festë e pasur në menynë e ushqimeve tradicionale që përgatiten në këtë ditë. Ndonëse shumë receta janë të njohura, disa të tjera mund të mos dihen që përgatiten edhe për Pashkë.

Pesë recetat kryesore të kësaj feste:

Vezët e kuqe

Ky ritual është ndoshta më i hershmi i traditës së Pashkëve dhe përgatitet në vigjiljen e natës së Pashkëve.

Role me mish të grirë

Mishi zakonisht mbizotëron tryezën për Pashkë dhe në ato ortodokse e preferuar është roleja e mishit të grirë. Kjo recetë përgatitet si një qofte e madhe e gjatë me vezë në mes dhe ju shërbehet të ftuarve në feta të holla.

Buka me vezë

Mund të quhet buka me vezë ose buka e ëmbël e pashkëve, bëhet fjalë për recetën tradicionale të bukës së Pashkëve.

Cyrek

Cyreku bazohet në recetën e një buke të hershme me origjinë greke. Ka formën e gërshetit dhe përmban dy lloje gjalpi dele dhe lope.

Yshmer

Kjo pjatë është tradicionale e zonës së Myzeqesë dhe gatuhet me shije të ëmbël dhe të kripur. Përgatitja e yshmerit kërkon pak kohë pasi duhet të hapni petë për t’i spërkatur me mbushjen tradicionale me gjalpë, vezë dhe qumësht. /AgroWeb