Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pesë mënyra si t’i mbani nën kontroll alergjitë pranverore

Alergjitë sezonale janë problem i miliona njerëzve në mbarë botën. Duke pasur parasysh se me pranverën vijnë edhe kushte më të ngrohta atmosferike, lirohen alergjentët.

Druri, bari dhe barërat e këqija janë disa nga shkaktarët më të zakonshëm të alergjive kur jeni jashtë, ndërsa pothuajse 30 për qind e popullsisë botërore vuan nga pasojat e tyre.

Në luftën kundër alergjive sezonale zakonisht përdoren ilaçet e përshkruara nga mjeku, por ekspertët theksojnë se ekzistojnë disa këshilla që duhet të ndiqen për lehtësimin e këtyre simptomave, sipas AccuWeather.

Bëni dush në mbrëmje - Ekspertët thonë se dushi në mbrëmje mund ta bëjë gjumin më të rehatshëm për njerëzit me alergji. Larja e polenit nga lëkura dhe flokët i mban alergjitë larg nga shtrati dhe jastëku, transmeton Koha.net. Kur është fjala për larjen e çarçafëve, sigurohuni që atë ta bëni në ujë të ngrohtë, pasi kështu largohet më shumë polen.

Mos dilni jashtë në mëngjes - Në mes të orës 5 dhe 10 të mëngjesit përqendrimi i polenit në ajër është më i madh, prandaj mjekët këshillojnë që, nëse është e mundur, t’i shmangni daljet në atë kohë. Më mirë është të dilni jashtë pas shiut të madh, sepse ai e largon polenin nga ajri. Njerëzit që vuajnë nga alergjitë kanë më së shumti probleme kur është thatë, ngrohtë dhe me erë.

Pastroni ajrin e hapësirës - Mbyllni dyert dhe dritaret e shtëpisë ose dritaret e makinave kur jashtë është përqendrimi i lartë i polenit. Në makinë, ndizeni kondicionerin, ndërsa në shtëpi me shpesh pastroni filtrat për polen.

Edhe Si të mbroheni nga alergjitë e sezonit Lifestyle Si të mbroheni nga alergjitë e sezonit

Shmangni disa lloje të ushqimeve - Kjo veçanërisht ka të bëjë me ushqimin e papërpunuar dhe frutat e freskëta, sepse disa njerëzve nga kjo u kruhet goja, përcjell Koha.net.

Vishuni në mënyrë adekuate kur dilni jashtë - Pajisuni me kapelë të madhe dhe me syze për ta mbajtur polenin sa më larg syve. Disa njerëz gjithashtu duhet të mbajnë maska, nëse u duhet të dalin jashtë.