Është vërtetuar se kafjalli është shujta më e rëndësishme, dhe atij duhet në veçanti t'i kushtoni vëmendje nëse doni të mbani peshë të shëndetshme trupore. Përveç kësaj, kafjalli mund t'ju ndihmojë të humbni peshë të tepërt, dhe më e keqja që mund ta bëni është ta anashkaloni. Ekspertët ju këshillojnë pesë kafjalle me pak kalori për t’ju ndihmuar në humbjen e peshës.
Bollguri përmban karbohidrate të cilat lirohen ngadalë, ashtu që niveli i sheqerit në gjak të mos e arrijë nivelin maksimal siç është rasti me karbohidratet e tjera. Në këtë mënyrë, insulina mbahet nën kontroll. Bollguri është i pasur me fibra prandaj do të ndiheni të ngopur më gjatë, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVezët janë të shijshme dhe mund të përgatiten në mënyra të ndryshme, por ato janë gjithashtu të dobishme nëse doni të humbni peshë. Ato janë të pasura me proteina, për shkak të të cilave më gjatë ndiheni të ngopur në krahasim me karbohidratet dhe yndyrat. Një studim i ri tregoi se njerëzit që hanë vezë për mëngjes janë më gjatë të ngopur dhe humbën dy herë më shumë kilogramë se ata që e konsumuan të njëjtën sasi të kalorive duke ngrënë ushqime të tjera.
Jogurti është i lidhur ngushtë me humbjen e peshës, ndërsa organizmin e furnizon me proteina. Gjithashtu, me të nuk do të merrni kalori dhe sheqer të panevojshëm që janë pjesë e ushqimeve të tjera me të njëjtën sasi të kalorive. Ata që pëlqejnë jogurtin e frutave mund të shtojnë edhe pak fruta dhe kështu t’ia ndryshojnë shijen.
Gjalpi shtëpiak i kikirikit është shumë më i mirë se ai i blerë, sepse nuk është i përpunuar dhe i mbushur me vaj dhe sheqer. Gjalpi i shëndetshëm i kikirikit bëhet nga vetëm dy përbërës, kikiriki dhe kripa. Kikiriki përmban yndyra mono të ngopura që janë të shëndetshme për zemrën, dhe të cilat nuk do të shkaktojnë trashje.
Zakonisht për kafjall nuk konsumojmë perime, ndërsa ato do të duhej ta përbënin gjysmën e të gjitha ushqimeve. Ata që nuk i duan shumë ato, perimet mund t’i hanë në omëlete ose sandviçë. Perimet janë të pasura me fibra dhe përmbajnë minerale të rëndësishme për organizmin dhe materiet ushqyese të cilat ju mundësojnë ta humbni peshën e tepërt dhe të qëndroni të shëndetshëm.