Sophie Whitbread mendoi se heqja dorë nga sheqeri ishte një proces mjaft i thjeshtë pasi që ajo nuk hante shumë ëmbëlsira. Për shkak të kësaj, ajo vendosi të hiqte dorë nga gjërat e ëmbla për shtatë ditë. Por u befasua kur kuptoi se sa pengesa do t’i kishte në këtë mision. Brenda dhjetë minutave, ajo hasi në pengesën e parë, shkruan sot Koha Ditore.
"Po mendoja me naivitet se mund t’i haja ushqimet e mia të preferuara. Isha e ngazëllyer që do të mund të haja fajita për darkë. Pastaj zbulova se tortilat me të cilat i mbështjell përmbajnë sheqer. Pesëdhjetë për qind e ushqimeve të mia nga menuja përfshinin tortila.
Me një ndjenjë të rritur të panikut, fillova t’i kontrolloja etiketat në artikujt ushqimorë në kuzhinën time dhe zbulova se shumë prej tyre përmbajnë sheqer. Madje edhe buka nga drithërat integrale". Sheqeri është mjeshtër i maskimit.
"Për shkak se nuk kisha ushqim adekuat në dollapë për misionin tim, shkova të blija ushqime duke shpresuar se do ta përfundoja shpejt. Ky ishte një supozim i gabuar. Shumë produkte kanë shumë sheqer. Të gjitha llojet e shurupeve dhe madje edhe lëngjet e frutave duhej të përjashtoheshin prej menusë. Pasta ime e preferuar curry përmban madje 10 gr sheqer. Prandaj vendosa t'i bëja vetë".
Në ditën e tretë mund të mendonte vetëm për biskota.
"Kanë kaluar 48 orë që kur e fillova misionin tim. Nuk e kam shprehi të ha biskota shpesh, por sot ndihem si një përbindësh i cili do të hante vetëm biskota. I kam ngrënë disa biskota pa sheqer dhe më vinte të villja prej tyre.
Edhe
Çfarë ndodh në trupin tonë kur ndalojmë së ngrëni sheqer?
Pastaj m’u kujtua ta pyesja nutricionisten Sophie Medlin se pse po më ndodh kjo. Ajo më tha që nëse një person privohet nga diçka, ai mendon për të edhe më shpesh". Të gjithë përpiqeshin t’i jepnin pak sheqer. "Çokollatat e mbetura të Krishtlindjeve, kroasantet falas, të gjithë më japin nga pak sheqer. Madje edhe kisha pranë së cilës kaloj shpërndan biskota falas.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)