Ekziston një mit që njerëzit me mbipeshë kanë më pak të ftohtë sesa ata që janë të dobët.
Tash këtë e vërteton edhe shkenca.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHulumtimi më i fundit tregon se njerëzit me përqindje më të lartë të yndyrës në trup kanë më pak të ftohtë, pasi yndyra izolon organet e tyre të brendshme, shkruan ‘Popular Science’, transmeton KosovaPress.
Këtu janë shpjegimet për këtë pikëpamje. Truri kombinon dy sinjale: temperaturën brenda trupit dhe atë në sipërfaqen e lëkurës për të vendosur se si trupi reagon ndaj të ftohtit.
Njerëzit më të dobët kanë një zonë më të madhe në raport me vëllimin e përgjithshëm të trupit dhe shpejt ndiejnë të ftohtët, ndërsa njerëzit me masë më të madhe të muskujve kanë mbrojtje më të mirë, pasi muskujt gjenerojnë më shumë nxehtësinë e trupit.