Fakti është se meshkujt dhe femrat po martohen gjithnjë e më vonë, dhe gjithnjë e më shumë prej tyre po vendosin të jetojnë në bashkësi jashtëmartesore.
Supozimi është se jemi bërë të mbingarkuar me gjëra të panevojshme, stresi po na ngarkon, jemi bërë jotolerant ndaj të tjerëve dhe shumë vetjakë për t’i duruar problemet e të tjerëve.
Nëse përpiqemi ta shohim situatën nga një këndvështrim pak më i kthjellët, ndoshta vërtet ekzistojnë arsye të justifikuara se pse gjithnjë e më rrallë vendosim të martohemi, transmeton Koha.net.
Në vazhdim ju sjellim disa nga arsyet pse femrat po martohen gjithnjë e më rrallë, ndërsa juve ju mbetet të vendosni nëse ato janë të justifikuara apo jo:
1. Femrat nuk duan meshkuj që fitojnë më pak sesa ato. Edhe pse nuk arritëm ta kuptojmë justifikimin për këtë pohim, Herbeauty.co pohon se femrave nuk u mjafton vetëm ta kenë titullin e femrës, por edhe të jenë të barabarta me meshkujt në çdo gjë, duke përfshirë edhe financat.
Edhe
Në Shqipëri bie numri i divorceve, ka më pak martesa
2. Shumica e meshkujve nuk janë për martesë. Edhe nëse fillimisht duket se janë, një numër në rritje i femrave duan t’i shmangin ndërlikimet nëse ndodh ndarja.
3. Gjithnjë e më shumë femra mendojnë se martesa është një koncept i vjetruar, i cili nuk duhet patjetër të respektohet.
4. Meshkujt nuk duan të martohen me femra të forta dhe të pavarura. Pse? Sepse ata mendojnë se femrat e tilla kanë gjithçka që duan dhe ndihen të panevojshëm si meshkuj.
5. Femrat besojnë se njerëzit nuk janë qenie monogame.
6. Në këtë epokë moderne, femrat nuk duan ta lënë karrierën e tyre për amësi, ndërsa meshkujt ende nuk janë të gatshëm të qëndrojnë në shtëpi për shkak të fëmijës.
Edhe
Pesë gënjeshtrat e mëdha për martesën
7. Martesa nuk është alternativa e vetme për femrat. Ka ardhur një kohë kur ato nuk do të gjykohen nëse vendosin për një stil tjetër jetese.
8. Femrat më nuk do të kenë nevojë për mashkullin i cili do t'u sigurojë atyre siguri financiare. Ato mund ta sigurojnë atë vetë.
9. Martesa më nuk e përmbush atë që duhet dhe ka lindur një ndryshim shumë i madh midis dëshirës dhe mënyrës së veprimit.
10. Për shumë femra karriera dhe ambiciet personale janë në vend të parë - dhe kjo nuk është fare keq, nëse nuk e gjejnë veten në rolin e femrës apo nënës!
Edhe
Rritet numri i femrave të pamartuara
11. Femrat gjithnjë e më shumë e duan lirinë, dhe mendojnë se martesa nuk ua mundëson këtë.
12. Shumë femra besojnë se martesa është vetëm mjeti me të cilin partneri mund t'i kontrollojë ato.