Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Përfitimet shëndetësore nga boronica e kuqe

Shumica dërrmuese e provave klinike të boronicës së kuqe, kanë treguar efektet e saj në infeksionet e traktit urinat.

Gjithashtu boronica e kuqe njihet për për rolin e saj të mirë në infeksionet e traktit gastrointestinal, diabetin dhe mbrojtjen e zemrës.

Ka disa prova se boronica e kuqe mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve urinare të përsëritura, megjithëse nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur përdorimin e saj për infeksione aktive, shkruan VeryWellHealth.

Është vërtetuar se përbërësit e boronicave të quajtur “proanthocyanidins” kanë efekt dobiprurës në infeksionet urinare.

Proanthocyanidins mban bakteret si EsheriaColi larg qelizave të traktit urinar duke parandaluar infeksionin e mundshëm.

Shpesh doktorët efektin e boronicës së kuqe e paralelizojnë me atë të antibiotikut.

Por, sipas studimeve boronica e kuqe nuk ndikon në parandalimin e infeksioneve te gratë shtatzëna, personat që kanë problem me zbrazjen e qeskës urinare dhe ata që kanë problem me gurë në veshkë.

Boronica e kuqe mund të ndihmoi në infeksionet e stomakut ose zorrëve të shkaktuara nga Helikobakteri.

Mendohet se polifenolët në boronicën e kuqe janë përgjegjës për efektin e uljes së sheqerit në gjak. Pra mund të ndihmojnë njerëzit me diabet.

Boronica mund të përmirësojë disa faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës, si tensioni i gjakut dhe indeksi i masës trupore.

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi

Artikuj të ngjashëm