Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Përfitimet nga lulet e brokolit

Brokoli është një perime që rritet mirë gjatë periudhave të freskëta të vitit. Brokoli i përket familjes së kultivarëve Brassica oleracea, që përfshin lakrën, lakrën e vogël, lulelakrën dhe barishte të tjera.

Formimi i tufëzave të brokolit në qendër të bimës shënon momentin kur ju duhet të përkujdeseni rregullisht për rritjen e saj.

Brokoli mblidhet kur sythet e lules janë akoma të mbyllura. Kur petalet e lules së brokolit nisin të marrin nuancë të verdhë, atëherë prijeni brokolin nga kërcelli menjëherë, pavarësisht madhësisë, pasi ky është momenti i fundit për të përfituar perimen e brokolit.

Nëse lulet çelin, atëherë lakra e brokolit do të shpërhapet dhe perimja nuk do ta ketë formën e saj tradicionale.

Shpesh ndodh që bima futet në periudhën e lulëzimit më herët se zakonisht. Kjo vjen për shkak të mangësive në ujitje dhe përkujdesje.

Edhe Përfitimet shëndetësore nga lulet e brokolit Lifestyle 5 muaj më parë Përfitimet shëndetësore nga lulet e brokolit

Në rastin e brokolit, një perime që dashuron freskinë, lulëzimi i hershëm nënkupton se bima është mbajtur në temperatura të ngrohta.

Në vendet me klimë të ngrohtë, farat e brokolit mbillen në vjeshtë, në mënyrë që të çelin gjatë dimrit ose në fillim të pranverës.

Mënyra më e mirë për të parandaluar çeljen e luleve të brokolit është të ruani temperaturën në tokën e mbjellë.

Nëse e mbillni brokolin në mot të ngrohtë, atëherë sigurohuni ta ujisni në mënyrë të përsëritur. Uji i ftohtë do ta ruajë temperaturën e tokës dhe do të ndalojë lulëzimin e parakohshëm të bimës.

Lulet ngjyrëverdhë të brokolit janë të ngrënshme dhe të shijshme. Ato mund të hahen të freskëta ose të gatuara.

Edhe Edhe ushqimet e shëndetshme mund të bëhen të rrezikshme nëse teprohen Lifestyle 2 muaj më parë Edhe ushqimet e shëndetshme mund të bëhen të rrezikshme nëse teprohen

Këto lule përdoren jo vetëm për garniturë por edhe përfshihen në sallatë falë vlerave të tyre ushqimore.

Lulet e çelura plotësisht të brokolit do të fishken gjatë zierjes, por lulet pjesërisht të çelura e ruajnë formën e tyre.

Aroma dhe shija e këtyre luleve është goxha e kënaqshme dhe e kërkuar, madje në shumë tregje, ato shiten në sektorin e barishteve të veçanta dhe delikate.

Kultivarët më të përhapur të brokolit janë tre. Kultivari më i përdorur është ai Kalabrez që ka marrë emrin nga Kalabria e Italisë.

Edhe Fruta më e mirë për shëndetin e mëlçisë Lifestyle 2 muaj më parë Fruta më e mirë për shëndetin e mëlçisë

Tufat e tij janë të mëdha dhe kërcenjtë të trashë. Ky kultivar prodhohet në temperaturë të ftohtë. Kultivari i dytë është ai me tufëza të shumta e të vogla dhe me shumë kërcenj të hollë.

Lulelakra ngjyrë vjollcë është një nënkultivar i brokolit që ka tufëza shumë më të vogla. Shpesh ndodh që majat e tufëzave kanë ngjyrë vjollcë./AgroWeb.org/