Rrudhat na bëjnë më të ndjeshëm dhe nxisin dëshirën për të ngadalësuar plakjen.
Disa shtesa në të ushqyerit mund të ndikojnë në përtëritjen e organizmit nga brenda dhe jashtë, duke përforcuar mekanizmat mbrojtës të lëkurës, por edhe lehtësimin e rigjenerimit të saj. Disa prej këtyre përbërësve mund t’i shtohen maskave për fytyrë dhe të përdoren nga jashtë, por gjithsesi përfshini edhe në të ushqyerit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVitamina C - Konsumimi i mjaftueshëm i vitaminës C lehtëson shërimin e plagëve dhe përshpejton rigjenerimin e lëkurës.
Gjethet e elbit të ri (magmë jeshile)- përmban enzima aktive, antioksidantë, vitamina C, E, B1, B2, B3 dhe B6, klorofil dhe shumë aminoacide të cilët përshpejtojnë shërimin dhe rigjenerimin e lëkurës.
Alga Spirulina - Mund ta kompenzojë dozën e rekomanduar të vitaminës A, e cila përshpejton shërimin e plagëve dhe rigjenerimin e lëkurës.
Kërpudhat shiitake përmbajnë minerale të tilla si hekuri që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës,
Pelte mbretërore (Royal jelly) përmban një lloj të rrallë të acideve yndyrore të pangopura 10-HDA, i cili stimulon prodhimin e kolagjenit dhe mbron lëkurën nga plakja e parakohshme të shkaktuar nga rrezatimi ultravjollcë.
Ginseng është i njohur edhe si rrënja e jetës. Substancat aktive të kësaj bime ginsenozidet rrisin mikroqarkullimin dhe nxisin shkëmbimin më të shpejtë të substancave në lëkurë e cila bëhet më e fortë dhe më e ndritshme