Uji detoks, i cili ndonjëherë quhet ujë me fruta ose ujë me shije frutash, përdoret zakonisht nga ata persona që nuk duan të konsumojnë pije me sheqet, derisa janë duke mbajtur një dietë për humbje peshe.
Këtij uji i shtohet shija e frutave, perimeve ose erëzave të freskëta dhe përmban fare pak kalori, shkruan NewYorkPost
Kjo pije mund të përgatitet shumë lehtë në shtëpi duke i shtuar ujit një kombinim të ndonjë frute me një erz.
Ka shumë pretendime se uji detoks largon toksinat nga organizmi.
Të mirat që vijnë nga uji detoks janë, humbja e peshës, largimi i toksinave, balancimi i nivelit të pH në trup. Ky ujë gjithashtu ndihmon sistemin tretës, forcon imunitetin, ndreq disponimin e rrit energjinë.
Vetitë e sakta të ujit detoks do të ndryshojnë në varësi të përbërësve që përdoren për përgatitjen e tij.
Por shumë nga pretendimet shëndetësore për ujin detoks mund t'i atribuohen vetë ujit, në vend se përbërësit me të cilët është aromatizuar.
Kjo sepse nuk merrni aq shumë lëndë ushqyese nga përbërësit në ujin detoks, sidomos jo kur krahasohet me ngrënien e një frute në tërësi.