Ndodh që ushqime, pije dhe produkte të ndryshme kozmetike mund t'ju prishin rrobat. Rrobalarësja ndonjëherë nuk jep rezultate të kënaqshme, por nuk ka pse të jetë ky fundi për rrobat tuaja. Ka mënyra të thjeshta për të pastruar njollat e përditshme me përbërës të thjeshtë, shkruan DailyMail.
Hiqni njollat e verës së kuqe me sodë buke dhe më pas mbulojini me kripë dhe lërini brenda natës. Në mëngjes mjafton vetëm shpëlarja me ujë. Kafenë dhe çajin do ta pastroni vetëm me ndihmën e një përbërësi, që është uthulla e bardhë.
Njollat e birrës pastrohen edhe më shpejt duke i lagur rrobat në ujë të ftohtë, duke i spërkatur me pastrues njollash dhe duke i pastruar mirë me një sfungjer rrobash.
Njollat e verdha të djersës në rrobat e bardha mund të jenë një makth i vërtetë. Hidhni një sasi të barabartë lëng limoni dhe ujë në enë dhe shtoni kripë. Përziejini të gjithë përbërësit dhe fërkojeni në njollë dhe shpëlajeni pas disa minutash.
Nëse ndodh që keni një njollë gjaku, shpejtësia është thelbësore. Nëse mund ta pastroni menjëherë, bëjeni duke e njomur veshjen në ujë të ftohtë. Njolla duhet të zhduket brenda pak minutash.
Edhe
Çfarë tregojnë shenjat e bardha në lëkurë
Njollat e pluhurit pastrohen më lehtë sesa duket. Merrni lëngun për larjen e enëve, vendoseni në njollë dhe më pas shpëlajeni nën ujë të nxehtë.
Njolla më e zakonshme që fëmijët kanë në rrobat e tyre është sigurisht ajo e ‘ketchup-it’. Mënyra më e mirë për ta hequr ‘ketchup-in’ është të derdhni ujë të ftohtë në anën tjetër të pëlhurës, më pas me një sfungjer në uthull të bardhë dhe hidheni mbi njollën.