Një sondazh i ri sugjeron që ka pasur një rritje të vogël të numrit të njerëzve që janë të gatshëm të vaksinohen ndaj COVID-19, duke sinjalizuar një ulje të hezitimit ndaj vaksinave. Te hezituesit ndaj vaksinave, sipas OBSH-së, përfshihen të gjithë ata që i shmangin vaksinat për ndonjë arsye apo një tjetër.
Mal arsyetimesh
Dhe ka një listë të gjatë faktorësh, që mund të ndikojnë në vendimin e dikujt për të mos e marrë një vaksinë, apo për të mos ia dhënë as fëmijës së tij. Këtu përfshihet mungesa e besimit tek autoritetet shëndetësore, vetëkënaqësia (duke mos e besuar se keni nevojë për një vaksinë) dhe shqetësimin e marrjes së një vaksine kur keni nevojë për të.
Ata që hezitojnë të vaksinohen, variojnë nga dikush që thjesht “nuk iu afrua” vaksina, te kundërshtarët e zjarrtë, që besojnë se vaksinat janë helme toksike të cilat nuk duhet që t’i fusim në trupat tanë, apo që mbështesin teorinë konspirative sipas së cilës “Big Pharma”, kompanitë e mëdha farmaceutike janë duke na manipuluar për përfitimet e tyre.
OBSH-ja këshillon më shumë dialogun sesa imponimin ndaj tyre, duke i ndihmuar njerëzit që të marrin vendime të mira për veten e tyre, ndërsa e bëjnë më të lehtë vaksinimin kur ata vendosin që ta bëjnë atë.
Edhe
Shtohen rastet me fruth, e shumë më tepër qytetarët që shprehen kundër vaksinimit të fëmijëve
Kriza e besimit
Studiuesit e kësaj rezistenca nuk janë shumë tolerantë ndaj atyre që refuzojnë një vaksinë, kur shkenca qartazi është në anën e shëndetit publik. Kur dikush sheh dëmin e bërë në të gjithë botën nga sëmundjet ngjitëse si poliomieliti dhe fruthi (dhe tani pandemia), dhe më pas sheh ata që kanë mundësi të vaksinohen dhe nuk e bëjnë këtë, pyet veten se çfarë justifikimi të mundshëm mund të ketë për ta dëmtuar ai veten, por edhe cilindo tjetër në komunitetin e tij.
Mendohet se janë tri arsye pse kundërshtarët e vaksinave e kanë gabim dhe qëndrimi i tyre është i pamoralshëm. Së pari, le të merremi me besimin te shkenca. Studimet mbi hezitimin ndaj vaksinimit kanë treguar se kur autoritetet u japin prindërve skeptikë një informacion të kuptueshëm në lidhje me vaksinat, ata kanë 2 herë më pak gjasa që të jenë skeptikë ndaj vaksinave sesa ata që nuk besojnë tek autoritetet shëndetësore.
Së dyti, kundërshtarët e vaksinave e kanë prishur kontratën sociale. Rezistenca jonë individuale varet gjithmonë nga qëndrueshmëria e sistemeve mbështetëse nga të cilat varet. Gjatë recesionit të shkaktuar nga pandemia, ne u kemi kërkuar qeverive që të jenë më të forta dhe të na nxjerrin nga kolapsi ekonomik.
Lidhja e kushtëzuar individ-shoqëri
Ne jemi mbështetur te shërbimet sociale dhe organizatat jofitimprurëse për t’i ushqyer dhe strehuar më të prekshmit. Dhe ne kemi parë që Qeveria po bën çfarë të mundet për ta mbajtur shoqërinë funksionale. Qëndrueshmëria e çdo individi varet nga ajo se sa mirë sistemet e tyre përreth e kryejnë punën e tyre.
Edhe
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
E vetmja arsye pse kundërshtarët e vaksinave mund të shpëtojnë pa u prekur nga poliomeliti, fruthi apo ndonjë sëmundje tjetër e rëndë, është se ka shumë njerëz që janë vaksinuar për të krijuar imunitetin e tufës.
Kur shumica e njerëzve përmbushin detyrimet e tyre shoqërore dhe vaksinohen, ne të gjithë jemi më rezistencë përballë një shpërthimi të mundshëm epidemik.
Siç kemi parë kohët e fundit me rastet e fruthit, kur normat e vaksinimit të fëmijëve bien në 50 për qind, imuniteti i tufës prishet dhe fëmijët fillojnë të infektohen dhe të vdesin nga sëmundjet që mund të parandalohen. Dhe mosangazhimi për të kontribuar në imunitetin e tufës është një akt egoizmi nga ana e kundërshtarëve të vaksinave.
Mungesa e ndërgjegjes shoqërore
Sipas një dokumenti të botuar në revistën “Lancet”, ky egoizëm dhe mungesë e ndërgjegjes shoqërore është veçanërisht shqetësuese për ata që ndërveprojnë me kundërshtarët e vaksinave, pasi skeptikët ndaj vaksinave priren të mendojnë globalisht, por ndikojnë kryesisht në rrethin e tyre social.
Edhe
Studimi: Vaksina kundër Covid-19 lidhet me rrezik më të ulët për sulm në zemër dhe në tru
Refuzimi i tyre për t’i pranuar vaksinat si të sigurta, duhet të shihet për atë që është: mosrespektim i sigurisë së të tjerëve, i ngjashëm me drejtimin e makinës nga dikush në gjendje të dehur, apo lënien në shtëpinë e dikujt të një arme zjarri të mbushur.
Së treti, kundërshtarët e vaksinave po i manipulojnë të tjerët, për ta bërë veten të ndihen më të gjithëfuqishëm. Ashtu si politikanët që abuzojnë me ndikimin e tyre për përfitime personale, edhe ata nuk zgjedhin domosdo një regjim vaksinimi, përkundrazi zgjedhin një identitet që ata e perceptojnë si të fuqishëm.