Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pandemia, “mundësi e artë” për dezinformim

Teoritë e konspiracionit mbi koronavirusin janë përhapur aq shumë, sa që tani ato po bëjnë lajm në mediat kombëtare, dhe po provokojnë reagime publike nga ministrat e qeverisë. Më popullore mes tyre, duket të jetë ajo që e lidh pandeminë me përdorimin e teknologjisë celulare 5G.

Në fillim të këtij viti, Qeveria britanike miratoi kërkesën e kompanisë kineze, “Huawei”, për ta furnizuar vendin me pajisjet për ndërtimin e rrjetit për 5G, pas një debati shumë të fortë publik, në të cilën kritikët, shumë prej tyre në të djathtën e Partisë Konservatore, e kundërshtuan me arsyetimin se ata besonin se kompania kishte lidhje të ngushta me Qeverinë kineze.

Ku ndodhet qendra kërkimore e “Huaweit”? Në Wuhan. Dhe çfarë tjetër ndodhet aty? Instituti i Virologjisë, një qendër kërkimore e nivelit të lartë. Dhe ku u shfaq në fillim koronavirusi? Po pse pikërisht në Wuhan? Më pas nisën sulmet ndaj teknologjisë 5G.

Virusi u krijua nga njeriu?

Teoricienëve të konspiracionit nuk iu desh shumë kohë që të krijonin hipotezën e tyre. Virusi u krijua nga njeriu në një laborator në Wuhan, si pjesë e një komploti kinez për të zhvilluar sisteme të luftës biologjike. Dhe ata po e përhapin virusin përmes antenave me frekuencë të lartë.

Virusi është krijuar enkas për të dobësuar shumë sistemin imunitar të njeriut. Ose për të thithur oksigjen nga mushkëritë tona. Ai synon zvogëlimin e popullsisë së Perëndim, dhe shkatërrimin e ekonomive të tij.

Edhe Vaksina e parë në botë e dizajnuar nga inteligjenca artificiale Lifestyle 1 muaj më parë Vaksina e parë në botë e dizajnuar nga inteligjenca artificiale

Organizatat anti-5G, si “Stop 5G” në Britani me 27.000 mijë ndjekës në Facebook, pretendojnë se rrezatimi i antenave të këtij rrjeti po dëmton shëndetin e njerëzve, po ul pjellorinë e tyre, ndërsa kanë përqafuar teorinë e re të komplotit, si dëshmi të mëtejshme të rreziqeve të paraqitura nga sistemi i ri.

Në një intervistë të fundit televizive me “London Live”, teoricieni i njohur i konspiracioneve, Dejvid Ajk, i është referuar një ”teknologjie elektromagnetike tejet radioaktive”, që sipas tij e ka dëmtuar rëndë sistemin imunitar të të moshuarve...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore. Regjistrohuni falas)