Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pandemia ka ndikuar në pauzimin e trajtimeve kundër kancerit

Me miliona kolonoskopi, mamografi, skanime të mushkërive, pap-teste dhe ekzaminime të tjera për sëmundjet kancerogjene ishin pezulluar për disa muaj gjatë pranverës së shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjetkë, pasi pandemia COVID-19 e pushtoi kujdesin mjekësor. Tani ekspertët janë duke e studiuar ndikimin, për të kuptuar se sa raste të kancerit kanë mbetur pa u zbuluar dhe nëse është zhvilluar ndonjë tumor që nga hera e fundit e ekzaminimit

Kolonskopia e John Abrahamit ishte shtyrë për disa muaj, shkaku i pandemisë. Kur dita më në fund arriti, mjekët zbuluan se ishte zhvilluar një pjesë shumë e madhe për t’u hequr me siguri të plotë nëpërmjet këtij ekzaminimi skopik. Atij iu desh që të priste edhe disa javë të tjera për operacion dhe më pas edhe disa më shumë për ta kuptuar se masa nuk i është kthyer në kancerogjen.

“Ndonjëherë mendoj nëse do ta merrja trajtimin që duhej ta merrja po qe se gjërat do të ishin më ndryshe dhe operacioni do të mund të shmangej”, ka thënë Abraham, bankier në Peoria të Illinoisit.

Miliona kolonoskopi, mamografi, skanime të mushkërive, pap-teste dhe ekzaminime të tjera për sëmundjet kancerogjene ishin pezulluar për disa muaj gjatë pranverës së shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjetkë, pasi pandemia COVID-19 e pushtoi kujdesin mjekësor. Tani ekspertët janë duke e studiuar ndikimin, për të kuptuar se sa raste të kancerit kanë mbetur pa u zbuluar dhe nëse është zhvilluar ndonjë tumor që nga hera e fundit e ekzaminimit.

Tashmë ka shenja të problemeve serioze. Studiuesit e Universitetit të Cincinnatit kanë zbuluar se kur nëpërmjet CT-së është ekzaminuar prania apo jo e kancerit në mushkëri në qershor, 29 për qind e pacientëve kishin pjesë të dyshimta për dallim prej 8 për qind sa ishin evidentuar nga vitet e kaluara.

Sipas disa studimeve më pak kancerë janë diagnostikuar vitin e kaluar, sigurisht për shkak të kontrolleve të pakta. Rreth 75 organizata të kancerit kanë kërkuar që urgjentisht të kthehet numri i ekzaminimeve, ashtu siç ka qenë para pandemisë.

Meritat e ekzaminimeve

Ekzaminimet dallojnë në rreziqet dhe përfitimet që sjellin dhe ekspertët kanë debatuar për kohë të gjatë se kush duhet të ekzaminohet dhe sa shpesh. Kjo mungesë për shkak të pandemisë mund të shërbejë si “eksperiment natyral” për ta parë vlerën e tyre në kohërat moderne kundruall gjërave që dihen nga studimet të bëra më parë.

Çfarëdo dallimi në rastet e vdekjeve mund të mos vërehet për vite me radhë dhe zbulimi i hershëm është vetëm një nga faktorët për mbijetesë. Trajtimet kanë rëndësi gjithashtu dhe janë goditur për shkak të pandemisë.

“Bazuar në ato që dihen rreth vdekjeve nga kanceri në gji, nga vitet e kaluara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth 10 për qind “do të mund të parandaloheshin nëse gratë do të kontrolloheshin rregullisht”, por 20 deri 25 për qind do të mund të parandaloheshin me trajtimin e duhur, ka thënë mjeku Otis Brawley, profesor në Universitetin e Johns Hopkinsit.

Një vonim afatshkurtër mund të mos shkaktojë vdekje, po qe se kthehet shpejt në trajtim, ashtu siç duhet, ka thënë ai.

Disa lajme të reja kanë dalë nga konferenca e fundit e Asociacionit Amerikan për Studime të Kancerit nga Sabine Siesling, që punon në Organizatën për Kancer në Holandë. Në këtë vend, grave të moshave prej 50 deri në 74-vjeçare u ofrohet mamografia çdo dy vjet, por kjo ndaloi në mes të marsit, për shkak të COVID-19.

Sipas disa studimeve të fundit, ekzaminimet kishin shënuar rënie drastike nga marsi deri në qershor, por numri i të sëmurëve me kancer ishte shumë më i lartë sesa zakonisht, duke nënkuptuar se ata që nuk po kontrolloheshin ishin në rrezik edhe më të madh. Kur filluan kontrollet normale nga qershori deri në shtator, numri i rasteve me kancer, që potencialisht “nuk ishin vërejtur”, ishte më i ulët sesa që pritej.

Metodat kreative

Kur aktori 43-vjecar, Chadwick Boseman, vdiq nga kanceri verën e kaluar, Miles u shqetësua për 12.000 anëtarët e kishës së tij në Philadelphia. Njerëzit me ngjyrë kanë më shumë gjasa që të vdesin nga kjo sëmundje dhe qasja ishte e kufizuar në kolonoskopi.

Mjekia Carmen Guerra ka pasur një grant federal për ta rritur numrin e trajtimeve në komunitetet e përziera racore dhe ka kuptuar se testimet në shtëpi mund të ndihmojnë. Studimet kanë treguar se këto teste mund të shpëtojnë jetë. Njerëzit e vendosin një mostër të fecesit në një epruvetë dhe e dërgojnë në një laborator. Nëse gjendet gjak, hapi i radhës është kolonoskopia.

Mjekët i kanë dorëzuar kutitë në një parking gjatë një ngjarjeje të vaksinimit në tetor. Anëtarët e kishës është dashur ta shikojnë paraprakisht një video për kancerin kolorektal dhe të regjistrohen për t’u siguruar se janë kualifikuar për trajtim.

Deri më tani, 154 kuti janë rikthyer. Stacy Hill është në mesin e 13 personave që kanë dalë pozitivë. Gruaja 48-vjeçare nga Philadeplhia vetëm sa e kishte humbur punën dhe sigurimin shëndetësor. Kolonoskopia e saj zbuloi dy copa që ishin zhvilluar, që sikurse të Abrahamit, ishin zbuluar para se të ktheheshin në kancerogjene.

“U shokova”, ka thënë Hill. “Jam person proaktiv, kështu që u bë mirë që e mora vesh”.

Kisha po shpreson të ofrojë përsëri testime në shtëpi gjatë ekzaminimeve të tensionit dhe diabetit këtë pranverë.

Artikuj të ngjashëm