Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

“Pacientët duhet të informohen për rreziqet para procedurës për korrigjimin e shikimit me laser”

Operimi i njohur si laserik i syve është nën llupën e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA).

FDA-ja ka publikuar një draft 25-faqësh me udhëzime pasi ka marrë ankesa nga pacientë të cilët kanë thënë se nuk ishin informuar plotësisht për rreziqet e lidhura me operacionin, raportoi FoxNews.

Udhëzimet thonë se pacientëve që konsiderojnë operimin me laser duhet t’u jepet një “listë vendimesh” që përshkruan procedurën.

Pacientët duhet të marrin po ashtu një listë me efektet anësore potenciale që mund të përfshijnë tharjen e syve, vështirësi në ngasjen natën, vizion i dyfishtë, dhimbje e syve dhe nevojë për syze.

“Është e rëndësishme që njerëzit që konsiderojnë laserin të kenë informacion të qartë dhe të kuptueshëm për përfitimet dhe rreziqet nga operacioni që t’i ndihmojë ata mbi vendimin nëse duhet të ndërhyjnë me laser”, thuhet në draftin e FDA-së.

Edhe Gjërat që duhet t’i dinë personat që mbajnë syze Lifestyle Gjërat që duhet t’i dinë personat që mbajnë syze

Operimi me laser merr më pak se 30 minuta kohë për t’u kryer; qëllimi i tij është të përmirësojë problemet me shikimin.

Synimi është që të zvogëlojë varësinë e personin në syzet dhe lentet e kontaktit, thotë FDA-ja.