Gjenevë, 31 tetor – Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) paralajmëroi se ndotja e ajrit shkakton çdo vit vdekjen e shtatë milionë personave në botë, ndërsa 92% i rreth 4 miliardë personave në rajonin Azi-Paqësor janë duke thithur ajër toksik.
Në një raport të ri të Programit të Mjedisit të OKB-së (UNEP), është bërë e ditur se me një paketë parandaluese e përbërë prej 25 pikash, në Azi me vitin 2030 do të mund të shpëtohet jeta e miliona njerëzve si dhe një miliard persona do të mund të thithin ajër të pastër.
Drejtori Ekzekutiv i UNEP ka theksuar se “ajri i pastër që është nevoja më themelore tashmë është shndërruar në një luks në shumë vende të botës”.
UNEP thekson se “zbatimi i kësaj pakete do të kushtojë 300-600 miliardë dollarë në vit”.
-
Sipas raportit të Bankës Botërore, ndotja e ajrit vret miliona njerëz çdo vit
-
Një në gjashtë njerëz vdes nga ndotja e ajrit në botë
-
Para dhe pas: Pandemia pastron ajrin
-
Raporti i BE-së: Një në tetë vdekje të europianëve lidhet me ajrin e ndotur
-
Ndotja e ajrit çdo vit merr jetën e 8,8 milionë njerëzve