Përhapja e koronavirusit po nxitet gjithnjë e më shumë prej personave në moshën 20, 30 dhe 40-vjeçare, teksa shumica nuk janë të vetëdijshëm se janë infektuar, ka thënë të marten drejtori rajonal i OBSH-së për Paqësorin Perëndimor.
“Kjo e shton rrezikun e përhapjes tek më të brishtit: të moshuarit, të sëmurët, ashtu si edhe ata që jetojnë në zona me popullsi të dendur”, ka thënë Takeshi Kasai gjatë një takimi virtual, raporton Reutes, transmeton Koha.
Rritja e numrit të rasteve të reja ka shtyrë disa shtete të rivendosin kufizime në lëvizje, ndërkohë që kompanitë janë në garë për gjetjen e vaksinës për virusin që ka shkatërruar ekonomitë, ka lënë të vdekur më shumë se 770,000 persona dhe ka infketuar 22 milionë banorë në nivel global.
-
OBSH: Rritje e ndjeshme e rasteve me COVID-19 te fëmijët dhe adoleshentët
-
OBSH-ja alarmon për përhapjen e shpejtë të koronavirusit
-
OBSH-ja paralajmëron për përhapje të shpejtë të Omicronit
-
OBSH: Po rritet përsëri numri i të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus
-
OBSH-ja tërheq vërejtjen për një vjeshtë të rrezikshme me COVID-19