Numri i të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus është duke u rritur sërish, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke ia atribuuar këto trende ngadalësimit të procesit të vaksinimit, si dhe heqjes së masave si vendosja e maskës.
Përhapja e variantit Delta të këtij virusi është duke shtuar numrin e rasteve po ashtu. Numri i të vdekurve është rritur javën e kaluar, pas nëntë javëve të rënies, ka thënë OBSH, raporton REL.
Kjo Organizatë ka regjistruar më shumë se 55,000 jetë të humbura në gjithë botën, çka përbën rritje prej 3 për qind nga java e kaluar.
Numri i të infektuarve është rritur për 10 për qind javën e kaluar, në gati 3 milionë. Numri më i madh është regjistruar në Brazil, Indi, Indonezi dhe Britani të Madhe.
OBSH-ja ka thënë se varianti Delta tani është identifikuar në 111 shtete dhe pritet të bëhet variant dominues në muajt në vazhdim.
-
OBSH: Rritje e rasteve të reja me COVID-19 e rënie e vdekjeve
-
OBSH: Evropa me më së shumti infektime e vdekje si pasojë e COVID-19 në javën e fundit
-
Bilanci global i infektimeve kalon 200-milionëshin, teksa Delta po përhapet hovshëm
-
Për katër javë numri i rasteve të reja është ngritur për 80 për qind
-
Në SHBA nis të rritet sërish numri i të infektuarve nga koronavirusi