Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Njihuni me ushqimet më të mira për të nisur ditën me energji

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Pavarësisht orës kur e konsumoni, përfitimet e tij janë të panumërta për shëndetin dhe organizmin.

Një mëngjes i shëndetshëm përbëhet nga proteina, yndyrna të shëndetshme dhe karbohidrate komplekse.

Ruajtja e ekuilibrave është e domosdoshme për mirëmbajtjen e sheqerit në gjak dhe jo vetëm.

Në fillim një frut

Edhe Ushqimet më të mira për të nisur ditën me energji Lifestyle Ushqimet më të mira për të nisur ditën me energji

Frutit i duhet lënë pak kohë për tu tretur.

Më pas perimet

Perimet janë një burim i shkëlqyer karbohidratesh, vitaminash, mineralesh dhe fibre.

Omleta me perime është një mënyrë shumë e mirë për të përfshirë këto thesare të tokës në mëngjes.

Proteina

Proteina është e rëndësishme për mëngjes.

Ajo çlirohet më ngadalë në organizëm, ndryshe nga karbohidratet.

Megjithatë, proteina e marrë në mëngjes zgjat gjatë gjithë ditën.

Tërshëra dhe veza e zier janë burime të mira proteinash.

Yndyrnat e shëndetshme

Edhe Çka ndodh kur adoleshentët që e anashkalojnë mëngjesin fillojnë të hanë? Lifestyle Çka ndodh kur adoleshentët që e anashkalojnë mëngjesin fillojnë të hanë?

Për të plotësuar nevojat e organizmit, njeriu nuk ka nevojë të konsumojë shumë yndyrë në mëngjes.

Mjafton një sasi e vogël, për shembull e vajit të ullirit, për të ushqyer trurin, për të dhënë energji dhe për të përmirësuar shëndetin e flokëve dhe lëkurës.

Avokado është një burim i mirë i yndyrnave të shëndetshme dhe kombinohet shkëlqyeshëm me vezën.

Kur duhet ngrënë mëngjesi?

Ekspertët thonë se një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina.

Ky vakt duhet ngrënë patjetër brenda një ore nga zgjimi.

Dreka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë dhe darka 4-5 orë pas drekës.

Mes vakteve, njeriu duhet të konsumojë fruta dhe arrorë për vitamina dhe energji.

Roli i mëngjesit tek rënia në peshë

Disa studime sugjerojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të largoni peshën e tepërt dhe të ruani format e shëndetshme trupore.

Edhe Koha kur e hani vaktin më të madh mund të ndikojë në energjinë tuaj gjatë ditës Lifestyle Koha kur e hani vaktin më të madh mund të ndikojë në energjinë tuaj gjatë ditës

Studime të tjera sugjerojnë se heqja dorë nga ky vakt mund të mos jetë aq i keq por vetëm në aspektin e mirëmbajtjes së peshës.

Sidoqoftë, njeriu është në gjendje të marrë një vendim mbi këtë çështje duke analizuar tre përfitimet kryesore që ofron ky vakt./Agroweb/