Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Njerëzit me sy të gjelbër janë të veçantë

Foto: Ilustrim

Disa ekspertë kanë konfirmuar se njerëzit me sy të gjelbër janë të veçantë në shumë mënyra.

Ata thonë se njerëzit me këtë ngjyrë të syve janë shumë të prekshëm, besnikë ndaj miqësisë dhe dashurisë, të sinqertë dhe gjithmonë mbajnë premtimin e tyre. Ata, po ashtu, janë edhe karizmatikë dhe duken më të rinj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ngjyra e gjelbër e syve ndryshon në varësi të humorit, motit, por edhe veshjeve që veshin personat e tillë.

Në një sondazh në internet, më shumë se 20 për qind thanë se sytë e gjelbër ishin më tërheqës, 16.9 për qind sy të kaltër të lehta, 16 për qind sy të lajthisë dhe 15.2 për qind votuan për ngjyrën e kaltër të errët.

Vetëm dy për qind e popullsisë së botës ka sy të gjelbër, më shumë gra sesa burra dhe shumica jetojnë në Evropë.

Ndoshta këta njerëz janë më tërheqës dhe më të bukurit, por ata gjithashtu mbartin njëfarë rreziku për shëndetin.

Sytë e kaltër dhe të gjelbër përmbajnë më pak pigmente që mbrojnë kundër dritës ultravjollcë, kështu që njerëzit e tillë janë në rrezik më të lartë të melanomës./kosovapress/