Për herë të parë, një test i lirë dhe i thjeshtë ka treguar aftësinë për të zbuluar nëse një pacient ka kancer apo edhe nëse ai është shpërndarë.
I zhvilluar nga një ekip hulumtuesish të Universitetit të Oksfordit, testi përdor fushë magnetike dhe disa valë të cilat matin sasinë e qelizave të dëmshme.
Njerëzit e shëndoshë, ata me kancer të lokalizuar dhe ata me kancer të shpërndarë kanë profile të ndryshme të cilat mund të dallohen nga algoritmet e ekipit.
Testi, sipas ekipit, funksionon për disa lloje kanceresh dhe mund të identifikojë prezencën e sëmundjes edhe te pacientët pa simptoma specifike.
Të qenit i shpejtë dhe i lirë, testi pritet të ndihmojë në tejkalimin e barrierave të zakonshme për identifikimin e kancerit në fazën fillestare dhe për të përmirësuar shkallën e suksesit të trajtimeve të mëvonshme.
Përpjekja dallon nga ato tradicionalet që janë përdorur deri tash, që më shumë është bazuar në prezencën e materialit gjenetik nga tumoret.
“Qelizat kancerogjene kanë shenja unike për shkak të proceseve të tyre metabolike. Jemi vetëm në fillim për të kuptuar se si metabolitet e prodhuar nga tumoret mund të përdoren për të detektuar kancerin”, ka thënë James Largin, autor i hulumtimit dhe onkolog.
Edhe
Testi i gjakut që mund të zbulojë deri në 50 lloje kanceri, drejt miratimit
Ai ka shtuar se teknologjia ka dhënë shumë rezultate premtuese.
Në studim, Larkini dhe kolegët kanë analizuar analizat e gjakut të më shumë se 300 pacientëve. Hulumtuesit kanë gjetur se testi i tyre ka identifikuar saktësisht prezencën e tumoreve të disa llojeve në 19 nga 20 pacientët me kancer. Testi ka qenë i saktë në 94 për qind të rasteve kur bëhej fjalë për identifikimin e kancerit të shpërndarë.
Tani ekipi është duke planifikuar që testin e ri të gjakut ta përdorë në më shumë pacientë, me fokusin për përdorim klinik të mëvonshëm.