Tashmë jemi në sezonin e mandarinave dhe jemi mësuar me pamjen e arkave plot me agrumet e shijshme në tregjet e qyteteve tona.
Po sikur një nga këto arka, me rreth 20 kg mandarina të kushtonte gati 10 mijë dollarë, pothuajse 500 dollarë kilogrami i tyre?
Diçka e tillë mund të ndodhë vetëm në Japoni dhe mandarinat në fjalë janë një variant i veçantë i prodhuar në prefekturën e Ehimes, në jug të vendit, shkruan A2news.
Pjesërisht pa fara dhe të ëmbla, këto agrume prodhohen vetëm nga 100 persona. Këtë vit cilësia është veçanërisht e mirë, çka ka sjellë edhe çmimet e larta, si kjo e kësaj arke të shitur në tregun Ota të kryeqytetit Tokyo.
Edhe pse mandarinat e Ehimes janë një veçanti, frutat kushtojnë përgjithësisht shumë në Japoni.