Duket e pavërtetë, por në Italinë Jugore ekziston një dyqan ku klientët blejnë akullore me çmim prej 70 dollarësh për "top".
Akullorja quhet “skeptri i mbretit” dhe prodhohet në Ruvo di Puglia, ku ndodhet dyqani i famshëm i akulloreve “Mokambo” , i cili sipas pronarëve të tij prodhon akulloren më të shtrenjtë ne botë.
Për të gjithë ata që janë kureshtar, akullorja me çmim marramendës ka përbërës shafranin iranian.
Shafrani është pistili që nxirret nga lulet e Shafranit. Nxjerrja bëhet me dorë dhe me kujdes nga njerëz me përvojë.
Lloji më i mirë i shafranit është ai që kultivohet në Iran.
Që të përfitohen 500 gram shafran, duhen mbledhur 70.000 lule të shëndetshme dhe pa insekte. /abcnews
Artikuj të ngjashëm
-
Patatja më e shtrenjtë në botë kushton deri në 500 euro për kilogram
-
Hamburgeri më i shtrenjtë në botë që punohet nga kuzhinerët “specialë”
-
Cilat janë lulet më të shtrenjta në botë dhe ku gjenden ato
-
Turisti gjobitet me 450 euro se hëngri akullore në shkallët e shatërvanit në Romë
-
Pica më e shtrenjtë në botë shërbehet në Itali