Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ngrënia para stërvitjes, cilat janë efektet anësore?

Një numër i konsiderueshëm i personave që bëjnë ushtrime trupore në baza të rregullta shpeshherë përballen me pasoja negative kur hanë ushqime para se t’i nisin stërvitjet.

Kjo ndodh vetëm për shkak të llojeve të gabuara të ushqimeve dhe sasisë së tepërt të konsumuar.

Shumë nutricionistë rekomandojnë se ngrënia e ushqimit para stërvitjeve është e mirë për shëndetin e trupit, porse sugjerojnë se është e rëndësishme të dihet lloji i duhur i ushqimit që do të konsumohet.

Ata bëjnë të ditur se po qe se trupi nuk furnizohet siç duhet me vlera ushqyese atëherë ka të ngjarë që të përjetohen efektet anësore, si të përzierat dhe problemet me tretjen. Në bazë të këshillave të dietologëve sportivë, në vijim numërohen efektet më të shpeshta anësore që i shkaktojnë ushqimet e gabuara para stërvitjes dhe se çfarë mund të bëhet në raste të këtilla.

Ngrënia e tepërt mund të nxisë probleme me tretjen

Edhe Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave Lifestyle Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave

Pavarësisht se çfarë ushqime konsumohen para stërvitjeve, është me e rëndësi që të mos teprohet me sasinë. Kësisoj, nutricistët rekomandojnë që të shmangen të përzierat apo problemet e stomakut gjatë stërvitjes.

Andaj, ata rekomandojnë që të eksperimentohet dhe të zbulohet koha e sasia e duhur e ushqimit që funksionon më mirë si shujtë para stërvitjes. Për shembull, ata theksojnë se në rast se përjetohen vazhdimisht probleme me tretjen gjatë stërvitjes, dreka të hahet një orë më parë ose të konsumohet sasi më e vogël ushqimi para stërvitjes. Ndërsa pas stërvitjes të konsumohet një meze më e lehtë, por ushqyese.

Të shmangen ushqimet e skuqura apo me yndyrë

Po qe se evidentohen probleme me tretjen gjatë stërvitjes, si të përzierat apo diarreja, është e mundur që kjo të ndodhë për shkak të konsumit të llojeve të gabuara të ushqimit ose sasisë së madhe të ushqimit para seancës së stërvitjes. Ekspertët këshillojnë që të shmangen ushqimet e skuqura apo me sasi të lartë yndyrash, si salca apo gjalpi, mishi me përmbajtje të lartë yndyre, fasulet, bishtajat dhe drithërat.

Kjo veçanërisht vlen po qe se personat që përballen me probleme të tilla janë të prirë të kenë probleme me sistemin tretës.

Çfarë mund të konsumohet?

Ekspertët kanë rekomanduar që kryesisht të konsumohet një shujtë e lehtë me ushqime që do t’i japin trupit energji.

Edhe Stresi dhe ngrënia vonë në mbrëmje mund të krijojnë probleme me tretjen Lifestyle Stresi dhe ngrënia vonë në mbrëmje mund të krijojnë probleme me tretjen

Para stërvitjes, ata udhëzojnë se është më mirë që të zgjidhen ushqimet që garantojnë burim të pasur karbohidratesh dhe që janë me vlera të ulëta ngopëse, si fibrat.

Për shembull, frutat e thata apo një banane ata thonë do të ishin zgjedhje e mirë për të ngrënë para stërvitjes. Edhe në rast se stërvitja është e lehtë, ekspertët rekomandojnë që të konsumohet diçka e lehtë për më tepër energji.