Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ngrënia e ushqimeve me omega-3 mund të ndihmojë në ngadalësimin e ALS- së

Njerëzit e sëmurë me sklerozë laterale “amyotrophic” (ALS) që hanë më shumë ushqime të larta në disa acide yndyrore omega-3 si vaji i lirit, arrat, vaji i kanolës dhe farat e kungullit mund të kenë një rënie fizike më të ngadaltë nga sëmundja dhe mund të kenë një jetë më të gjatë.

Studimi, i cili shikoi se a po mbijetojnë njerëzit e sëmrë me ALS gjatë 18 muajve, u publikua në numrin online të “Neurology”, të 21 qershorit 2023, revistë mjekësore e Akademisë Amerikane të Neurologjisë. Studiuesit zbuluan gjithashtu se një acid yndyror omega-6 mund të jetë i dobishëm. Studimi nuk dëshmon se këto acide yndyrore omega ngadalësojnë rënien e ALS-së ose të zgjasin jetën. Kjo tregon vetëm një lloj bashkëpunimi në mes tyre.

ALS është një sëmundje neurodegjenerative e rrallë progresive që prek qelizat nervore në tru dhe në palcën kurrizore. Njerëzit me ALS humbasin aftësinë për të filluar dhe kontrolluar lëvizjen e muskujve, gjë që shpesh çon në paralizë totale dhe vdekje. Jetëgjatësia mesatare pas diagnozës është dy deri në pesë vjet.

Studimi përfshiu 449 persona që kishin ALS me një moshë mesatare 58 vjeç, të cilët u ndoqën mbi 18 muaj. Nga totali i pjesëmarrësve, 126 ose 28%, vdiqën deri në fund të studimit.

Studiuesit shqyrtuan nivelet e acideve yndyrore omega-3 në gjakun e pjesëmarrësve. Ata i ndanë në katër grupe bazuar në sasitë më të ulëta deri në ato më të larta.

Pjesëmarrësit bënë një test për të vlerësuar përparimin e tyre të sëmundjes dhe ashpërsinë e simptomave. Testi mati 12 aspekte të funksionit fizik duke përfshirë gëlltitjen, të folurit, përtypjen dhe aftësinë për të përdorur muskujt në duar, krahë, këmbë si dhe funksionin e frymëmarrjes. Çdo kategori u shënua nga zero, që do të thotë pa aftësi, në katër, që do të thotë aftësi normale. Pikët totale varionin nga zero deri në 48, me rezultate më të larta që tregonin funksion më të mirë dhe simptoma më pak të rënda.
Studiuesit zbuluan se një acid yndyror omega-3 i quajtur acidi alfa-linolenik ishte më i dobishmi. Ky acid gjendet në shumë fara dhe vajra, duke përfshirë farën e lirit, arrat, chia dhe shumë vajra bimorë të zakonshëm.

Njerëzit me sasinë më të lartë të acidit alfa-linolenik kishin një notë mesatare prej 38.3 në fillim të studimit, ndërsa njerëzit me sasinë më të ulët kishin një notë mesatare prej 37.6.

Edhe Ngrënia e Omega-3 lidhet drejtpërdrejt me jetëgjatësinë Lifestyle Ngrënia e Omega-3 lidhet drejtpërdrejt me jetëgjatësinë

Një numër më i ulët njerëzish nga grupi me acidin alfa-linolenik vdiqën gjatë studimit, me 21 vdekje, ose 19%, krahasuar me njerëzit e grupit më të ulët, me 37 vdekje ose 33%

Përveç kësaj, studiuesit zbuluan se një acid yndyror omega-6 i quajtur acid linoleik që gjendet në vajrat vegjetale, arrat, mishrat, farat dhe vezët ishte i lidhur me një rrezik më të ulët të vdekjes gjatë studimit.

Një kufizim gjatë studimit ishte mungesa e çasjes në të dhënat mbi dietën e përgjithshme të pjesëmarrësve, duke përfshirë lëndë të tjera ushqyese si dhe kaloritë totale të konsumuara, të cilat mund të lidhen të gjitha me kohën e mbijetesës në ALS. (news-medical.net)