Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Nëse dëshironi të jetoni më gjatë, bëhuni prindër

Ndër arsyet kryesore për të pasur fëmijë, përveç ruajtjes së linjës familjare dhe kalimit të trashëgimisë suaj, është që dikush të kujdeset për ju në pleqëri.

Sipas hulumtimit, ky është një plan shumë i qëndrueshëm: njerëzit që kanë fëmijë jetojnë më gjatë se njerëzit që nuk kanë, dhe këto përfitime janë edhe më të mëdha se më të vjetër që bëheni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koha e kthimit të borxhit

Në vitin 2017, Karin Modig nga Instituti Karolinska i Suedisë dhe kolegët e saj e publikuan një studim në Journal of Epidemiology & Community Health, i cili e studioi atë se si pasja e fëmijëve ndikoi në atë se sa gjatë jetojnë njerëzit, transmeton Koha.net. Siç raporton Guardian, “Derisa hulumtimet e mëparshme kanë treguar se të rriturit me fëmijë jetojnë më gjatë se ata pa fëmijë, studimi i ri tregon se si ky efekt ndikon në moshë të shtyrë”.

Studimi përdori të dhëna nga regjistri kombëtar i Suedisë për t’i përcjellë rreth 1.5 milionë meshkuj dhe femra të lindur në mes viteve 1911 dhe 1925 nga mosha 60-vjeçare e deri në vdekjen, emigrimin e tyre, ose fundin e studimit në vitin 2014, cilado që kishte ardhur e para.

Ja se çfarë zbuluan ata: në moshën 60-vjeçare etërit kishin pothuajse dy vjet më shumë jetëgjatësi se meshkujt pa fëmijë, ndërsa nënat kishin pak më shumë se një vit jetëgjatësi sesa femrat pa fëmijë.

Pasi që ata persona e arritën moshën 80-vjeçare, dallimet ishin më afër një viti për meshkujt dhe gjashtë muaj për femrat. Por kur erdhi deri tek rreziku i përgjithshëm i vdekjes brenda një viti, dallimet ishin më të theksuara sa më të moshuar ishin subjektet e studimit. Kur u përshtatën për nivelin arsimor dhe statusin martesor, ndryshimi në rrezikun e vdekjeve midis meshkujve me dhe pa fëmijë shkoi nga 0.06 përqind në moshën 60 deri në 1.47 përqind në moshën 90-vjeçare.

Analiza më e thellë

Studimi gjithashtu zbuloi se përfitimet e të pasurit fëmijë ishin edhe më të mëdha për meshkujt e pamartuar sesa për meshkujt e martuar.

Sipas studimit, kjo mund të jetë sepse “martesa nganjëherë është treguar më e dobishme për mbijetesën e meshkujve sesa për mbijetesën e femrave” - domethënë, martesa tashmë i ndihmon meshkujt të jetojnë më gjatë, kështu që çdo mbështetës që një mashkull i pamartuar e ka, do të ketë më shumë ndikim. Pra, nëse hendeku i lumturisë prindërore ju ka pikëlluar, gjeni ngushëllim në faktin se keni siguri në moshën e shtyrë, të cilën ata pa fëmijë me siguri nuk e kanë.