Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Në SHBA pritet të ndalohen disa produkte për drejtim flokësh

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Drogës ka propozuar ndalimin e produkteve për drejtim flokësh, që përmbajnë ose lëshojnë formaldehid, më shumë se një dekadë pasi ekspertët e kozmetikës i cilësuan produktet si të pasigurta.

Përdorimi i rregullt i kemikalit për drejtim flokësh lidhet me rritjen e mundshme të rrezikut të zhvillimit të kancerit të mitrës. Gratë që i përdorin këto produkte shpesh kanë dyfish më shumë rrezik se ato që nuk i përdorin.

Studimet e tjera i kanë lidhur këto produkte edhe me lloje të tjera kanceresh.

Shkencëtarët amerikanë e kanë konsideruar formaldehidin si kencerogjen për njerëzit qysh para shtatë vjetësh, dhe më pas nisën hartimin e vendimit për ndalimin e produkteve.

Më në rrezik janë punëtorët që kujdesen për flokët. Sipas ekspertëve, shenjat e para të telasheve mund të paraqiten te sytë, fyti dhe gjoksi.

Produktet për drejtimin e flokëve në masë më të madhe përdoren te gratë me ngjyrë. E pikërisht te ky grup ka pasur rritje të kancereve ndër vite.

Edhe SHBA-ja mund të dalë me udhëzim kundër ushqimeve “të përpunuara disa herë” Lifestyle SHBA-ja mund të dalë me udhëzim kundër ushqimeve “të përpunuara disa herë”

Agjencia ka propozuar që formaldehidi dhe kemikalet që lirojnë formaldehid të ndalohen në SHBA nga prilli i vitit të ardhshëm.

Ka shumë produkte që thonë se nuk përmbajnë formaldehid, por, siç kanë thënë ekspertët, përmbajnë substancë që konvertohet në gaz formaldehid pas kontaktit me ajër.

Formaldehidi është gaz pa ngjyrë që mundëson që kur lëshohet mbi flokë “t’i bëjë të rrinë në formë të caktuara”. Ai “ngjet” keratinën me flokët për t’ia parandaluar humbjen e efektit./NYT