Atelieja e saj është e mbushur me fustane shumëngjyrësh. Mes tyre, veçohen kreacionet që janë pjesë e koleksionit më të ri.
Nadira Kika këtë herë sjell një koleksion më ndryshe, me kreacione më të përditshme të dedikuara për grup-moshat e reja.
I quajtur “Resort 2020”, koleksioni i ri i kreatores së njohur karakterizohet me ngjyrat e tokës, detajet, prerjet dhe komoditetin, raporton “Express” i KTV-së.
Sako, pallto, fustane, funde, këmisha janë veshjet që na shërbejnë për çdo ditë dhe si të tilla, Kika konsideron se duhet të jenë të përshtatshme.
Nadira Kika shpjegon se si është e fiksuar pas detajeve dhe mënyrës si i vendos ato në veshje.
Edhe
Nadira Kika tregon si nisi dashuria e saj për modën dhe prezanton koleksionin e fundit
Veshjet e koleksionit “Resort 2020” tash mund të gjenden në atelienë e Kikës.
Nadira Kika tashmë e ka vulosur emrin e saj si një nga kreatoret më të kërkuara dhe më të pëlqyera në vend.