Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Mundeni dhe ndoshta edhe duhet të hani bërthamën e mollës

Nëse një mollë në ditë ju mban të shëndetshëm, përse e shmangim ngrënien e bërthamës së mollës? Rezulton se nuk kemi nevojë ta shmangim këtë. Është krejt në rregull ta hamë mollën komplet.

A është e sigurt? Po, sidomos nëse i pështyni farat, të cilat zakonisht ndodhen nga maja. Farat e mollës përmbajnë amigdalinë, e cila e liron një sasi të vogël të cianidit kur e tretni atë. Megjithatë, ju nuk i tretni farat e mollës përveç nëse i përtypni ato dhe shumica e njerëzve e bëjnë këtë. Edhe nëse i përtypni ose i thyeni farat e forta, do të duhet t’i hani 18 mollë për t’iu afruar një doze vdekjeprurëse të cianidit. Fundja, me siguri e keni gëlltitur ndonjë farë qershie të mbushur me amigdalinë, dhe ende jeni këtu për ta lexuar këtë. Mos u brengosni.

Por a nuk do të ketë bërthama shije të çuditshme? Jo. Nëse e hani mollën nga poshtë lart, sipas The Atlantic, bërthama nuk është "e vërejtshme". Edhe pse mund ta vëreni se ngrënia e saj i bën mollët më ngopëse. Hedhja e saj e çon dëm rreth 30 për qind të një molle. Kur të gjithë i hedhin bërthamat e mollës, kjo i çon dëm miliarda dollarë në fruta të ngrënshme - deri në 13.2 miliardë dollarë, vlerëson Atlantic.

Artikuj të ngjashëm