Tiranë, 4 tetor -Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, doktoreshë Dhurata Tarifa ka ndarë një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ka shpallur mjeken Tarifa, si mjeke e muajit, e cila shërbën prej gati 36 vitesh shërben me përkushtim në shërbimin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.
“Dr. Dhurata Tarifa e ka gjithmonë një fjalë të mirë për pacientët e saj. Thotë se ajo që e emocionon më shumë është kur takon pacientë që ka patur 30 vite të shkuara, që ia kanë dalë ta mundin sëmundjen”, -thotë Manastirliu për mjekjen.
Ndërkaq, Tarifa ka ndarë një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë. “Duajeni veten, kujdesuni për veten, bëni kontrollin periodik sepse shpëton jetën”, -përfundon doktoresha.
-
Marshohet për ndërgjegjësimin për kancer të gjirit
-
“Zbulimi i hershëm – Mbijetesë”: Thirrje për vetëdijesim kundër kancerit të gjirit
-
Muaji rozë nis me moton “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”
-
Vitia: Gjysma e rasteve me kancer të gjirit po diagnostifikohen në stadet e hershme
-
Vitia: Nuk do të ketë mungesë të barnave në Onkologji