Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

“Mrekullia 2” vjen në kapitullin e radhës

KOHA në bashkëpunim me Dr. Lindita Kryeziu, neonatologe e profilizuar në kardiologji, po e realizojnë serinë e dytë të episodeve të “Mrekullisë”, tash për nënat e reja.

Episodet prodhohen nga gazetarja Rajmonda Zhdrella - Sopjani, ndërsa vazhdimi i serisë rrjedh natyrshëm pas serisë së suksesshme “Mrekullia 1”, ku me ndihmën e dr. Arbërore Zymberit (dhe realizimin nga Donika Voca-Gashi) iu shpjegua nënave të ardhshme sfida e shtatzënësisë.

Këshilla profesionale dhe tema që do trajtohen ndër episodet e sezonit të dytë janë: lindja e bebes, foshnja në ditën e parë të lindjes, gjidhënia, anomalitë që vërehen pas lindjes, ushqimi, ndihma e parë (ngufatja, trupat e huaj), të folurit dhe ecja, autizmi, alergjitë dhe dermatitet, problemet me ushqim, anemia, antibiotikët etj.

“Mrekullia 2” është konceptuar ashtu që të jetë në shërbim të prindërve me fëmijë dhe kujdesin që duhet pasur për ta nga dita e lindjes deri në moshën dyvjeçare. Të premten që vjen emisioni i dedikohet gjidhënies dhe përfitimeve si për foshnjat ashtu dhe për nënën.

Episodet transmetohen një herë në javë në programin “Sot” të Kohavisionit, në kanalin ARTA, në portalin KOHA.net, si dhe direkt në Facebook. Faqja e “Mrekullisë” do të vazhdojë të mbetet e hapur për të gjithë prindërit e interesuar që të marrin edhe ndonjë këshillë shtesë.

Artikuj të ngjashëm