Në tru është zbuluar një molekulë kundër plakjes që ndihmon në ruajtjen e kujtesës dhe funksioneve njohëse, sipas një studimi të botuar në “Nature Communications” nga neuroshkencëtarët e Instituti Teknologjik i Massachusetts (MIT).
Kjo molekulë quhet “Hdac1” dhe është një enzimë kryesore për riparimin e gabimeve që grumbullohen në ADN-në e neuroneve me kalimin e kohës.
“Rezultatet tregojnë se enzima “Hdca1″ është një objektiv i ri i mundshëm për të luftuar problemet që lidhen me moshën dhe neurodegjenerimin”, tha drejtori i Institutit “Picower” për Mësimin dhe Kujtesën në MIT, transmeton ATSH agjencinë italiane të lajmeve, ANSA.
Sipas tij, ky është një zbulim themelor i biologjisë që mund të ketë shumë aplikime, sepse pothuajse të gjitha sëmundjet neurodegjenerative ndodhin gjatë plakjes dhe aktivizimi i Hdca1 mund të jetë i dobishëm për shumë gjendje shëndetësore/ANSA.
-
Kafeja mund ta ndihmojë trupin të luftojë plakjen dhe stresin
-
Sfidimi i trurit ndihmon kundër demencës
-
Proteina në qelizat kancerogjene mund të mbrojë trurin nga demenca
-
Konsumimi i këtyre ushqimeve ndihmon shëndetin e trurit dhe përmirëson kujtesën
-
Pagjumësia kronike mund ta bëjë trurin të plaket më shpejt