Prapa botës së mrekullueshme të modës fshihet përherë ndërlidhja e përkryer mes trendëve më të fundit të modës, kombinimit të veshjeve dhe shtesave shoqëruese me modelet klasike, të pavdekshme.
Të bëra bashkë, krejt këto krijojnë një rrëfim mode, një koleksion dhe veshjet e kombinimet e duhura. Ndonëse moda nënkupton kombinimin e gjithë pjesëve përbërëse të veshjeve, më e parapëlqyera e çdo trendi të modës dhe të pjesëve shoqëruese, si dhe favoritët e modës gjithnjë kanë qenë këpucët, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkaq, mes mbathjeve që mbase kurrë nuk dalin prej modës dhe që parapëlqehen nga të gjithë janë mokasinet e rrafshëta. Mokasinet janë klasikja për të cilat përherë gjendet një vend i posaçëm në çdo dollap.
Duke qenë të përshtatshme për t’u kombinuar me çdo veshje dhe komode për t’u bartur, mokasinet e rrafshëta e krijojnë gërshetimin e përkryer mes thjeshtësisë dhe elegancës, e cila e bën akëcilin kombinim të përshtatshëm për t’u bartur. Ani pse janë pjesë e shoqërisë prestigjioze të klasikeve të modës, mokasinet e rrafshëta kthehen secilën pranverë e verë me një pamje të freskuar konform trendëve më të fundit që e dominojnë botën e kamur të modës.
Nisur prej të zezës dhe bezhit klasik, mokasinet e këtij sezoni janë nuancuar me ngjyra të ndezura dhe të zbukuruara me detajet e modës së fundit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
{gallery}