Lifestyle

Modelet e flokëve që i zgjedhin yjet

Që nga topuzi deri tek ponytail, të gjitha variantet që yjet adhurojnë si modele të flokëve të mbledhur për ti dhënë vlerë fytyrës dhe bukurisë.

Topuz

Qoftë i kapur lart, i butë apo i lehtë, topuzi është një model që nuk njeh kohë. Divave u pëlqen sepse është i lehtë për tu bërë dhe ideal për në tapetin e kuq, apo dhe për situata informale, transmeton tch. Në tapetin e kuq kemi parë topuz lart dhe të rregullt, si ajo e modeles Jasmine Sander, apo të mbledhura lehtësisht, preferuar nga Olivia Palermo.

Gërshetat apo rreth

Ka nga ato që preferojnë një krehje komode, shoqëruar me gërshetë apo rreth për të nxjerrë në pah fytyrën. Nuk është thjesht një mënyrë e bërjes së gërshetit, por një gjë është e sigurtë: yjet e adhurojnë!

Ponytail

Bishti i kapur lart është një nga krehjet më të dashura mes yjeve të hollivudit. Trendi i fundit? Kombinimi me baluken.

Image
Sofia Carson
Image
Olivia Palermo
Image
Lily Collins
Image
Lilly Singh
Image
Jessica Alba
Image
Jennifer Lopez
Image
Jasmine Sander
Image
Emily Ratajkowski
Image
Bruce Dallas Howard