Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Mjeku shqiptar rrëfen përvojat personale nga fronti kundër virusit në New York

Doktor Sulejman Çelaj është drejtor i pavionit të kardiologjisë në spitalin St. Barnabas në Bronks të shtetit të New Yorkut.

Ndërsa New Yorku është bërë qendër e përhapjes së virusit vdekjeprurës, kardiologu Çelaj është vendosur në vijat e para të frontit të luftës kundër koronavirusit.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, doktori i njohur shqiptar rrëfen mbi përpjekjet për të mbrojtur popullsinë, ndërsa ende nuk ka një vaksinë. Ai flet për gjendjen emocionale të një mjeku që rrezikon çdo ditë për të shpëtuar jetë duke luftuar, siç thotë, me një “armik”, nga ai i cili askush nuk është i mbrojtur.