Lifestyle

Mjekja në SHBA paralajmëron për shumë raste të paidentifikuara me poliomielit

Një zyrtar shëndetësor në New York State i ka thënë BBC-së se ka qindra apo mijëra raste me poliomielit që nuk janë diagnostikuar në atë shtet.

Ky lajmërim vjen pasi muajin e kaluar u bë e ditur se në Rockland County të New Yorkut, një person i pavaksinuar u paralizua nga virusi.

Rasti i tij lidhet gjenetikisht me gjurmët e virusit të polios të gjetura në ujërat e zeza në Londër dhe Jerusalem.

Vendet e zhvilluara janë paralajmëruar që ta rrisin nivelin e vaksinimit.

Doktoresha Patricia Schnabel Ruppert, komisionere shëndetësore për Rockland County, ka thënë se është e shqetësuar për poliomielitin që po qarkullon në shtetin e saj pa u zbuluar.

“Nuk ka vetëm një rast të poliomielitit nëse shihni një rast paralitik. Incidenca e poliomielitit paralitik është më pak se 1 për qind. Shumica e rasteve janë asimptomatike apo me simptome të lehta. Pra, ka qindra, ndoshta edhe mijëra raste që kanë ndodhur në mënyrë që të shohim një rast paralitik”, ka thënë Ruppert.