Një i ri i moshës madhore në New York është bërë banori i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gati një dekadë që është prekur me poliomielit, thonë zyrtarët e shëndetësisë shtetërore, shkruan BBC.
Pacienti thuhet se nuk e ka më llojin e virusit ngjitës, por ka zhvilluar paralizë nga virusi.
Zyrtarët thonë se personi ishte i pavaksinuar dhe ndoshta ishte ekspozuar ndaj një individi të vaksinuar por që kishte virusin e dobësuar.
Rasti i fundit i njohur në SHBA i virusit shumë ngjitës dikur u regjistrua në vitin 2013.
Ky lloj virusi u shfaq në SHBA në vitet ’50, por u dobësua kur nisi një fushatë kombëtare vaksinimi më 1955.
Që nga ajo kohë, virusi ka shkaktuar raste të izoluara kryesisht nga udhëtarët e huaj që vinin në SHBA.
Edhe
Mjekja në SHBA paralajmëron për shumë raste të paidentifikuara me poliomielit
Duke prekur kryesisht fëmijët, virusi shkakton dobësi të muskujve dhe paralizë, dhe në rastet më të rënda paaftësi të përhershme dhe vdekje.
Amerikanët zakonisht vaksinohen me tre ose katër doza që fillon në moshën dy muajshe. Rreth 93% e të vegjëlve kanë marrë të paktën tre doza të poliomielitit, sipas të dhënave të vaksinimit nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Poliomieliti është endemike në Afganistan dhe Pakistan, por kohët e fundit është raportuar edhe në pjesë të tjera të botës.