Institucioni amerikan, Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve ka miratuar ilaçin e parë digjital për SHBA, i cili do të gjurmojë nëse pacienti i merr ilaçet.
I quajtur Abilify MyCite, bën fjalë për një sensor që pihet i cili komunikon nëse është pirë ilaçi nga pacienti. Më pas ajo transmeton të dhënat mjekësore në një aplikacion në smartfon ku pacienti vullnetarisht i kalon në një bazë të dhënash për doktorin e tij, apo persona të tjerë të autorizuar për ti parë, transmeton tch. Abilify është një ilaç që trajton skizofreninë, çrregullimet bipolare, dhe është një shtesë për trajtimin e depresionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAbilify MyCite ka një sensor me madhësinë e një kokërr rëre përbërë prej silikoni, bakri dhe magnezi. Kur sensori bie në kontakt me acidin e stomakut aktiviziohet një sinjal elektrik që kalon në mënyrë natyrale përmes trupit.