Mini-fundet janë duke përjetuar një lloj rilindjeje në botën e modës, pas disa sezoneve dominim të fundeve të gjatësisë midi dhe të atyre krejtësisht të gjatë.
“Asos”-i, shitësi masiv i rrobave online, ka në stoqe më se 165 lloje të mini-fundeve të përshtatshëm për sezonin pranveror, teksa “Topshop”- i ka raportuar 106 për qind rritje në kërkesat për këtë lloj fundi.
Si rezultat i kësaj, ka porositur numër shumë më të madh të fundeve të shkurtër, të cilat duket se do ta përcaktojnë stilin e veshjeve këtë pranverë, shkruan sot Koha Ditore.

“Presim që versioni ynë mini i fundeve më të shitur të gjatë të jetë favoriti i këtij sezoni”, ka thënë Anthony Cuthbertson, drejtor global i dizajnit në “Topshop”. Transicioni prej midit në mini është përhapur dukshëm edhe në pasarelat e modës më të fundit. Gjiganti i modës “Burberry” ka prezantuar mini-funde me dizajnin e lëkurës së lopës, të përmbushur me vija, gjatë sfilatës së koleksionit të tij të fundit “SS19”, teksa “Chanel” ka përdorur numër të madh të këtyre fundeve në kombinimet e veshjeve që bartin emrin e brendit.
Ky stil është rikthyer në epiqendër të modës pjesërisht shkaku i sfilatës së Mary Quantit “V&A”, që u hap këtë muaj në Londër. Disenjatorja e viteve ‘60 mund të mos e ketë shpikur minin, por ajo padyshim se e popullarizoi atë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)