Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Mënyrat më të thjeshta për të larguar elektrizimin nga veshjet

Elektrizimi te veshjet ndodh kur një ngarkesë elektrostatike grumbullohet në pëlhura.

Kjo është dukuri e cila ndodh zakonisht kur rrobat fërkohen me njëra-tjetrën.

Janë disa rregulla të thjeshta se si të ndalohen dhe të parandalohen këto dukuri te rrobat.

Përdorimi i një varëse teli

Një mënyrë shumë e thjeshtë për të larguar elektricitetin është të vendoset një varëse rrobash në pjesën e brendshme të veshjes tuaj para veshjes ose pasi të hiqet rroba nga trupi. Kjo mënyrë funksionon më së miri te mëndafshi.

Edhe Pesë mënyra për të ndaluar elektrizimin e flokëve Lifestyle Pesë mënyra për të ndaluar elektrizimin e flokëve

Përdorimi i zbutësve të rrobave

Për të reduktuar mundësinë që rrobat të elektrizohen, gjatë larjeve të rrobave duhet të përdoret zbutës.

Gjithashtu mund të shtohet një lugë gjelle me zbutës rrobash në një shishe me ujë dhe të spërkatet te rrobat problematike.

Spërkatja e rrobave me llak flokësh

Të spërkatet pak llak flokësh në rroba është një mënyrë tjetër e thjeshtë dhe praktike që mund të ndihmojë.

Të veçohen llojet e pëlhurave nga njëra-tjetra

Edhe Mënyra më e lehtë për të shkrirë xhamat e veturave Auto Mënyra më e lehtë për të shkrirë xhamat e veturave

Përzierja e pëlhurave natyrale dhe sintetike, si për shembull triko me një fund pambuku, bën që veshjet të jenë më të prira për të krijuar elektricitet.

Të shmanget dhe parandalohet kjo dukuri duke i mbajtur të ndara. /Agroweb