Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Mënyrat më të mira për të mbështetur partnerin me probleme mentale

Lidhjet janë mjaft të rënda ndonjëherë, por si mund të përballësh kur njëri nga ju është duke vuajtur nga shëndeti mental.

Në çdo kohë, një e gjashta e popullsisë në Angli në moshë prej 16 deri 64 vjeç kanë probleme mentale, sipas NHS Digital.

Cila është mënyra më e mirë që ta mbështesësh partnerin nëse ai po vuan, ose çfarë duhet të presësh ti nga pjesa tjetër, nëse ti je duke vuajtur?

BBC Radio4’s Womans’s Hour ka folur me Linda Gask, e cila ka 30 vjet eksperiencë si psikiatre në NHS, është gazetare dhe autore e Poorna Bell, e cila ka shkruar për depresionin e burrit të daj, Nicole Krystal Crentsil, themelues i Festivalit ‘Black Girls’ dhe Alan Phlipis dhe gruan e tij Karen. Alan kishte vuajtur nga një depresion i rëndë në të kaluarën, transmeton Koha.net.

Ata kanë ndarë këshillat e tyre për përballjen me shëndetin mental në një lidhje dashurie.

Edhe Kërcimi salsa mund të ndihmojë në uljen e depresionit dhe ankthit te të rinjtë Lifestyle Kërcimi salsa mund të ndihmojë në uljen e depresionit dhe ankthit te të rinjtë

Jini të kuptueshëm

“Tregoni se sa shumë po kujdeseni dhe jini mbështetës. Mbajeni sa më shumë aktiv, bëni ushtrime, kënaquni me gjërat që ai mund të ketë ndalur duke i bërë, të gjitha këto mund të ju ndihmojnë, ju mund të provoni t’i bëni bashkë”.

Provoni të bëheni dëgjues i mirë

“Mund të jetë e vështirë nëse partneret tuaj flasin për gjërat që ju shqetësojnë juve dhe ju duhet ti përgjigjeni. Inkurajoni ata të jenë të hapur dhe t’i ndajnë gjërat që i shqetësojnë, kjo mund të marr pak kohë”.

Inkurajoni partnerin të kërkojë ndihmë

“Përkrahni ata gjatë procesit, aq shumë deri sa të dëshirojnë të jenë të përfshirë. Ti nuk mund të jesh trapisti i partnerit tuaj por bëhuni të sigurt që ata nuk janë duke dështuar në këtë eksperience dhe janë duke marr ndihmën e duhur. Mjekimi i vetvetes me alkool dhe tjera substanca mund t’i përkeqësoj gjerat”.

Bëhu i vëmendshëm dhe vërej gjërat që mund të shkaktojnë ankthe dhe depresion

“Mëso se cilat janë shenjat e para: pagjumësi, pirja e tepruar, irritimi, rraskapitja. Provo të ngrihesh herët dhe ti pyesësh ata si janë, por mos u konfronto me ta në ndonjë argument. Nëse ata dëshmojnë se diçka nuk është në rregull, ky është hapi i parët që të hysh brenda saj”.

Edhe Pesë mënyra të thjeshta për shmangien e njerëzve negativë nga përditshmëria Lifestyle Pesë mënyra të thjeshta për shmangien e njerëzve negativë nga përditshmëria

Kujdesuni për vetën

“Mund të jetë shumë e vështirë dhe stresuese të jesh me dikë i cili është me ankth dhe i stresuar. Mundohu që të flasësh me ta deri sa ata të fillojnë të ndihen mirë që të flasin për problemin e tyre, mos e injoro shëndetin tënd